Kengetari Endrik Beba i angazhuar prej kohësh si vokalisti dhe lideri i grupit Lynx ka habitur te gjithe fansat me lajmin e publikuar ditet e fundit. E kemi parë si moderator shumë vite më parë por kënga ishte shpërthimi i suksesit të tijë. Pas publikimit të disa këngëve shumë të suksesshme, pjesëmarrjeve në kompeticione muzikore, si dhe albumit të parë “Sa pak mjafton”, lideri i grupit ka vendosur të largohet për të tjera projekte. Endrik Beba ka pranuar të tregojë eksluzivisht për Info media Albania arsyet e largimit të tijë nga grupi Lynx dhe projektet e reja.
Ditet e fundit kemi lexuar në portalet online se ju jeni larguar nga grupi Lynx, cilat kanë qenë arsyet e këtij vendimi dhe çfarë vazhdimësie do të ketë grupi?
Lajmi që jam larguar nga grupi është i vërtetë, arsyet janë personale dhe nuk do doja ti komentoja. Përsa i përket grupit nuk kam çfarë të deklaroj pasi s’jam më pjesë e tyre.
Largimi nga grupi nën kupton fillimin e karrierës si solist në muzikë apo po mendoni t’i riktheheni dashurisë së parë, televizionit?
Për momentin është një mundësi rikthimi si moderator dhe jemi në proçes provash në një televizion me një program të ri. Pvrsa i përket muzikës dëshirojë të bëjë nje pushim të shkurtër, për t’iu rikthyer shumë shpejt me projekte të reja si solist.