Edhe pse ka dhjetë ditë që Agon Channel ka mbyllur transmetimet dhe pritet që e ardhmja e tij të vendoset në dyert e gjykatës, shumë prej personazheve të këtij ekrani kanë filluar të marrin drejtime të reja në karrierën e tyre televizive. Njëra prej tyre, figura më përfaqësuese e Agon Channel, Sonila Meço duket se nuk do të largohet nga dashuria e saj televizive. Prezantuesja dhe gazetarja e njohur ka vendosur të verë në dispozicion kompetencat e saj në fushën e medias për Televizionin ART me qendër në Tetove të Maqedonisë. Por perveçse do te jete prezente fizikisht ne TV Art, Sonila Meço do te jete e pranishme me programin e saj Kontrata, me ritransmetimin e dy sezoneve të para çdo të hënë ora 21.00.
Sonila Meço ka qenë e ftuara e mbrëmjes në emisionin “Prolog” me autore dhe moderatore Fatjona Geci, ku ka folur gjatë për karrierën e saj televizive dhe projektet në të ardhmen.
Emisionin mund ta ndiqni në zona #IMAtv duke klikuar këtu.