Kuqe Zi je ti” është kënga, që Digitalb i ka dhuruar kombëtares por dhe të gjithë shqiptarëve, kënduar nga Elvana Gjata dhe nën produksionin e Florian Mumajesit.
Kuqezi, si ngjyra e shqiptarisë, si flamuri ynë, si fanella më e dashur e shqiptarëve. “Kuq e Zi je ti”, është titulli i himnit kuqezi, që DIGITALB realizoi e që do jetë që tani melodia e zemrës së çdo shqiptari, që ndjehet kuq e zi si fanella e Ekipit Kombëtar të futbollit. Një himn kuqezi, që jehon në histori si një daulle, si një jehonë për bashkim, që tejkalon arenat sportive e do të dëgjohet anembanë botës
“Kuqe Zi je ti” është kënga, që Digitalb i ka dhuruar kombëtares por dhe të gjithë shqiptarëve, kënduar nga Elvana Gjata dhe nën produksionin e Florian Mumajesit. Një himn që nuk njeh kufinj, dhe që bashkon shqiptarët kudo ata ndodhen. Fjalë që rrjedhin nga zemra, e përshkojnë vise e territore, për t’u valëvitur bashkë me flamurin, për t’u puthitur pas asaj fanelle, që ka entuziasmuar breza, e bën çdo shqiptar të ëndërrojë e besojë!Kuqezi si Digitalb, si ne të gjithë, sepse kuqezi je ti, të gjithë ne bashkë. Kuq e Zi je ti.