IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Digital-izimi i RTSH, Rama: Do përfundojë brenda 6 muajsh

by Niko Lako
2016/02/07
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A

Dixhitalizimi i Radio Televizionit Shqiptar dhe kalimi i transmetimeve nga analoge në dixhitale do të përfundojë brenda 6 muajve dhe jo në qershor ashtu siç ishte parashikuar të kryhej. Deklarata është bërë nga Kryemnistri Edi Rama në një tryezë të përbashkët me temë “Komunikimet Dixhitale Maximizimi i Shfrytezimit te Spektrit, Mundesite dhe Sfidat” ku të pranishëm ishin edhe Ministria e Inovacionit Milena Harito ambasadori i OSBE në vendin tonë Florian Rauning si dhe ambasadaorja e BE Romana Vlahutin

ADVERTISEMENT

Duke folur një ditë pas firmosje së kontratës me kompaninë gjermane Rohde&Schwartz, Rama theksoi se kjo marrëveshje u arrit në një kohë kur qeveria shqiptare ishte e imponuar për të gjetur një zgjidhje.

Sipas Kryeministrit Rama qëllimi i vetëm i këtij procesi është shmangia e monopolizimit dhe garantimi i pluralizmit në fushën mediatike, por njëkohësisht do të bëjë të mundur edhe rritjen e luftës  ndaj korrupsionit.

Rama nënvizoi se ky proces pritet të gjenerojë gjithashtu edhe të ardhura më të mëdha për vendin, si dhe në të njëjtën kohë edhe rritje të cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

“Të imponuar që të ecim drejt zgjidhjes, që faktikisht mori rrugë me nënshkrimin e kontratës për të garantuar dixhitalizimin e rrjeteve të RTSH dhe për të siguruar mbulimin e pjesë më të madhe të popullsisë në një afat të arsyeshëm, ambicia është prej 6 muajsh në respekt të marrëveshjeve ndërkombëtare por edhe rritjes së pavarësisë në gjithë këtë proces. Në fokus të dixhitalizimit nuk është sekret, është shmangia e monopolizimit dhe garantimi i pluralizmit të medias, duke garantuar që të gjithë operatorët të kenë mundësinë e një zgjedhje, dhe duke i garantuar alternativën e rrjetit të 2 të RTSH. Është një reformë që bëhet nga praktikat më të mira të vendeve të BE. Ajo çka vendosim në letër është vetëm premisa që na shtyn për të bërë letra. Garantimi i rezultatit në këtë fushë është mbështetja dhe bashkëpunimi i gjithë organizatave dhe formave të organizimit, shoqata që vigjilojnë mbi lirinë e medias. Dixhitalizimi do të ofrojë edhe një mbulim më të madh me internet të zonave rurale. Reforma ka për Shqipërinë një rëndësi të veçantë edhe si instrument për të përafruar nivelet e eksesit në shërbime mes zonave rurale dhe ato urbane duke shkuar drejt një barazie më të madhe.” tha Rama.

OSBE kritika qeverisë për RTSH, Rama: Ndryshojmë ligjin, jo më peng i mungesës së konsesusit mes partive
Kryeministri paralajmëroi edhe një ndryshim të ligjit të RTSH-së i cili siç theksoi ai do të sjellë garantim të konsensusit por nuk do ta mbajë procesin të bllokuar si deri më tani për shkak të mungesës së konsensusit.

ADVERTISEMENT

Këtë deklaratë Rama e bëri pas kritikës së OSBE-së, ku ambasadori Rauning, nënvizoi faktin që mungesa e konsensusit mes partive politike ka mbajtur peng për 2 vite procesin e transmetimit të RTSH-së

Por sipas Ramës, kjo situatë nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, prandaj është rënë dakord që të bëhet një ndërhyrje në ligjin e RTSH-së për të ndryshuar këtë aspket.

Rauning: Angazhimi i fortë politik është i rëndësishëm për të ndjekur procesin e dixhitalizimit brenda afateve të përcaktuara. Por ju do të keni mbështetjen e BE. Dixhitalizimi nuk është vetëm një proces por edhe mundësi. Ky treg transmetimi duhet të karakterizohet nga mundësi të barabarta për të gjitha mediat. Kjo konkurencë e drejtë duhet të tregojë se biznesi nuk duhet të jetë një sipërmarrje rentabël por edhe me përgjegjësi. Për dy vite partitë parlamentare nuk kanë miratuar legjislacionin dhe kjo ka bllokuar procesin e transmetimit të RTSH-së dhe nuk bëri të mundur që ai të kthehet në transmetues të mirë publik që kontrollohet nga publiku është hartuar për publikun dhe financohet nga publiku. Fjala e plotë e ambasadorit të OSBE-së, Florian Raunig

Rama: Gati prej një periudhe të gjatë prej 1 viti e gjysmë bllokimi të RTSh-së, për shkak se është bërë një ligj i cili është bërë me gjithë vullnetin e mirë për të pasur konsensusin mbi bazën e çdo vendimmarrje, por në këndvështrimin tim, tanimë mbi bazën e kësaj eksperience është e domosdoshme të bëhet një ndërhyrje në këtë ligj pasi në fund të fundit dhe RTSh, i cili është një entitet publik, nuk duhet të harrojmë që është një kompani, dhe kompani që funksionojnë me konsensus të të gjithë anëtarëve të bordit nuk ka. Nëse kompanitë në botë do të kishin konsensusin e çdo anëtari bordi do kishin falimentuar më shumë se do arrinin të zhvilloheshin. E vetmja kompani që punon me konsensus është BE por edhe BE për shkak të konsensusit siç e shohim ka jo pak vështirësi. Sidoqoftë TVSH nuk mund të jetë një kopje e BE-së dhe nuk mund të ketë në bazë të vendimeve të veta konsensusin aq më tepër në kushtet kur bëhet fjalë jo për konsensusin mes anëtarëve të bordit por mes përfaqësuesve të zgjedhur politik. Për këtë arsye ne do të propozojmë një ndryshim të ligjit që garanton mundësinë për konsensus por që nuk e lë TVSH peng të mos arritjes së këtij konsensusi. Edhe ky proces kërkon lideriship menaxherial dhe nuk mund të merret peng nga dëshira apo mos dëshira. Do ta çlirojmë nga të qenit viktimë e pamundësisë  për të arritur konsensus mes  partive.

Rama: Brenda 2017 ofrojmë shërbimet online
Shefi i qeverisë tha gjithashtu se qeveria që ai drejton parashikon që brenda vitit 2017 të realizojë një nga projektet e parashikuara, që pjesa më e madhe e shërbimeve të ofrohet online.

“Por edhe për shkak të kontekstit historik të këtij vendi, që duhet t’i bëjë llogaritë e së ardhmes me një prapambetje shumë të madhe të së shkuarës. Dixhitalizimi përbën një hallkë të rëndësishme për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj publikut. Prandaj jemi të angazhuar, dhe në plan tërësor. Ambicia jonë është që në vitin 2017 pjesa dërrmuese e këtyre shërbimeve të ofrohet online për shqiptarët. Dhe kështu mund të realizojmë një nga planet e qeverisë, por edhe aspiratat e shoqërisë, për të luftuar edhe korrupsionin. Për investitorët që duan të hyjnë në treg, për mediat që duan të zgjerojnë mbulimin, për operatorët telefonikë që duan të zgjerojnë shërbimet. Por epoka e dixhitalizimit nuk lidhet vetëm me zhvillimin teknologjik, por me krimin e një shërbimi të besueshëm që rrit shpejtësinë e ndërveprimit dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Kemi marrë vendimet e duhura dhe kemi krijuar një bazë solide për të mos marrë vendime të gabuara.” tha Kryeministri

Rama: Dixhitalizimi do të sjellë të ardhura dhe zhvillim
Duke e cilësuar revolucionin teknologjik si shumë të rëndësishëm, Kryeministri tha se pritet që ky proces të sjellë të ardhura të mëdha si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për vendin tonë.

“Është një revolucion që po ndryshon në mënyrë radikale, në mënyrën se si individi raporton me kohën dhe lëvizjen, si nocion tashmë shumë më kompleks se sa i dikurshëm i lëvizjes. Shumë nga barrierat vazhdojnë të bien falë. Axhenda dixhitale është një nga shtylla kryesore të BE, në përputhje me traktatin e Lisbonës. Mjafton një ndër shumë shembujt, që është ai i Estonisë me 1.3 milionë banorë, për të mirat që vijnë nga procesi i dixhitalizimit. Rreth 10% e prodhimit të brendshëm bruto janë si rezultat i shfrytëzimit të rrjetit të komunikimit. Kalimi nga transmetimi analog në numerik ka pasur përfitime të mëdha, që mund të shkojnë deri në 700 miliardë euro në BE për 15 vitet e ardhshme. Shqipëria është një realitet i vogël por ku infrastruktura dixhitale nisi të konceptohet e realizohet paralelisht, e madje në shumë raste edhe më shpejt se në disa vende të BE, falë gjenialitetit të një njeriu, Dritan Hoxhës. Ai do të kujtohet si pionieri i revolucionit dixhital. Sfida jonë si qeveri është sfida e konsolidimit. Ky objektiv lidhet me procesin e zhvillimit.” tha Rama

Marre nga Shqiptarja.com

Tags: Digital-izimi i RTSHEdi RamaRTSH
Previous Post

“Kuq e Zi je ti”, himni i Digitalb për kombëtaren

Next Post

Portali më i Mirë Televiziv

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Portali më i Mirë Televiziv

Portali më i Mirë Televiziv

Aplikacioni më i Mirë Televiziv

Aplikacioni më i Mirë Televiziv

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA