IN TV ka zbuluar ditët dhe oraret e transmetimit të disa prej serialeve televizive që do të na shoqërojnë këtë sezon të ri televiziv dhe për më tepër lista e tyre është pasuruar. Ja cilët janë!
Dance Moms
Gjithmonë kur shohim fëmijë në skenë të cilët performojnë, mbushemi me emocione nga talenti i tyre. Por si kanë arritur deri në këto nivele? Ata gjithmonë falenderojnë prindërit e tyre për mbështetjen. Çfarë bëjnë mamatë për t’i ndihmuar? Po ju zbulojmë vetëm se puthjet dhe përqafimet nuk janë fare pjesë e ndihmës. Zbuloni skandalet e vërteta të prapaskenave në Reality Shown: “Dance Moms”, çdo të mërkurë ora 17:00.
The Following
Tetë vjet pasi u arrestua ai arriti të arratisej nga burgu për të vazhduar atë që kishte lënë për gjysmë. Xho Kerrëll është një vrasës serial i njohur i cili gjymtoi dhe vrau 14 vajza të reja. FBI thërret Rajan Hardi agjentin që kishte arrestuar vrasësin për herë të parë. Hardi zbulon se, gjatë viteve, Kerrëll kishte mbledhur ndjekës besnikë, të cilët i kishte trajnuar për tu bërë vrasës serial. Në luftën e përjetshme midis të mirës dhe së keqes, kush do të fitojë? “The Following”, çdo të shtunë ora 21:00.
The Vampire Diaries
Një i panjohur, një sekret… Kur një trekëndësh dashurie përfshin dy vëllezër, çfarë mund të ndodhë? Por këta nuk janë vëllezër si gjithë të tjerët… Vampirë, shtriga, njerëz ujq dhe shumë krijesa të tjera ju presin në një nga serialet më të përgjakur në TV. “The Vampire Diaries”, çdo të hënë ora 23:00.
Nikita
Kur ishte një adoleshente problematike ajo u shpëtua nga një agjenci sekrete e quajtur “Division”. Ata i thanë se po i jepej një mundësi e dytë ku do mund të shërbente për shtetin e saj, por nuk i thanë se po e stërvitnin për tu bërë një vrasëse. Ajo u tradhëtua nga të vetmit njerëz tek të cilit kishte besim dhe bëri atë që askush më parë nuk e kishte bërë: u arratis! Pas tre vitesh fshehje, ajo po i bën të qartë ish shefave të saj se nuk do të ndalet para asgjëje për të ekspozuar dhe shkatërruar agjencinë. “Nikita”, çdo të shtunë dhe të diel ora 24:00.
Pablo Escobar
Një burrë i cili me pasurinë dhe pushtetin e tij u bë një nga lordët më të pushtetshëm të drogës në histori. Shumë është thënë për të. Kemi dëgjuar se ishte një njeri i admiruar nga shumë por, i urryer nga shumë të tjerë. Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë, por askush nga ne nuk e di se si. Ky është “Pablo Eskobar, Padroni i së keqes”, çdo të shtunë dhe të diel ora 23:00.
Parenthood
Ata janë katër vëllezër dhe motra në faza të ndryshme të të qenurit prindër. Një është i çoroditur, një është i arsyeshëm, një është e zënë dhe një, po përpiqet. Me një kast aktorësh të mrekullueshëm, “Parenthood”, çdo të diel ora 17:00.
Gossip Girl
Njihuni me ish-vajzën më popullore. Ish shoqja e ngushtë. Djali që e do. Dhe djali që nuk mund ta ketë. Kush është ajo? Ndiqni “Gossip Girl” çdo të martë ora 17:00
iCarly
Carly i ka të gjitha: Një apartament të madh që e ndan me të vëllain ; Një komshi që është tërësisht i dashuruar me të dhe një emision në Web që e prezanton me shoqen e saj të ngushtë Sam; ku mund të bëjnë çfarë të duan! Nga e çuditshmja tek edhe më e çuditshmja! Mos humbisni “iCarly”, çdo të hënë ora 17:00.
Pretty Little Liars
Ishim të pesta të pandara por jetët e tyre ndryshuan kur më gjetën të vdekur. “A” përdorte sekretet e tyre për t’i torturuar. Por kush është “A”? Ato menduan se isha e vdekur por tani: Sa të sigurta do të jenë sekretet e këtyre mashtrueseve të vogla? Sekreti i rradhës që do të mbajnë, mund të jetë i fundit. “Pretty Little Liars”, çdo të diel ora 18:00.
Suits
Drejtësia është hyjnore, dhe ne si njerëz mundemi vetëm t’i manipulojmë ligjet për të arritur atë që duam. Harvi Spektër e di shumë mirë këtë gjë dhe nuk ka njeri më të mirë se ai për të manipuluar çdo gjë dhe çdokënd. Ai është një nga avokatët më të zotë në New York por i duhet të gjejë një ortak. Majk Ros, një gjeni i ligjit që nuk e ka mbaruar kurrë shkollën, bëhet krahu i tij i djathtë. Sekretet dhe hilet e Harvit janë në rrezik apo në duar të sigurta? Zbulojeni në një nga serialet ligjore më të sukseshme në SHBA: Suits, çdo të mërkurë ora 23:00.
Weeds
Në qytetin e qetë të Agrestik, ku të gjithë i kanë hundët në punët e të tjerve, vejusha Nensi Botuin, po mëson si të shpërndajë. Tani mami ka një qese të re! Komedia më e perfolur prej kohësh sipas “News Weekly”. “Weeds”, çdo të hënë ora 23:00.
Blue Bloods
Të lindur në New York. Të betuar për mbrojtjen e tij. Drejtësia rrjedh në gjakun e një familjeje. Rrugët janë më të sigurta kur uniformat e tyre janë aty. Nga shkrimtarët e serialit hit, “The Sopranos”. “Blue Bloods”, çdo të shtunë ora 20:00.
Billions
Bobi Akselrod nuk është një miliarder si gjithë të tjerët. Ai është një ikonë e pasurisë së epokës sonë dhe është një… mashtrues. Kjo të paktën sipas avokatit për drejtësi Çak Rouds. Njëri ka pushtetin nga paraja, tjetri ka pushtetin nga ligji por, kur dy fuqi të mëdha përplasen me njëra-tjetrën, pasojat janë shkatërruese për të gjithë. Me dy aktorë kryesorë fantastik dhe një skenar të paparashikueshëm, ky serial do t’ju mbajë të mbërthyer para televizorit. “Billions”, çdo të martë ora 23:00.
2 Broke Girls
Njëra është Maks. Ajo është një kameriere. Tjetra është Karolina. Ajo nuk është një kameriere! E vetmja gjë që kanë të përbashkët është se janë të dyja trokë. Pa para! Pa mëshirë! Pa turp! Por me një mision të vetëm…
Nga producenti ekzekutiv i “Sex and the City” vjen “2 Broke Girls” çdo të premte ora 17:00.
Saving Hope
Mes dy botëve. Mes jetës dhe vdekjes. Mes doktorit dhe pacientit ka gjithmonë diçka që ja vlen të shpëtohet. Ka gjithmonë shpresë! “Saving Hope” , çdo të shtunë ora 19:00.
Nip/Tuck
Një dramë me një perfeksion shqetësues. Fitues i Golden Globes. Një dramë tepër provokuese dhe gazmore sipas “Times Magazine”. Mbresëlënëse sipas “San Fransisco Cronicals”. Seriali më provokues dhe fiksues sipas “TV Guide”. 9 nominime për “EMMY”, 5 nominime për “Golden Globe”, një nga shikueshmëritë më të larta në histori. Nip/Tuck, vjen çdo të premte ora 23:00.
Castle
Ai është një shkrimtar i suksesshëm… që ndonjëherë del nga kontrolli. Ajo është një police e fortë… e cila do të ketë çdo gjë nën kontroll. Kur një vrasës serial fillon të imitojë të gjitha skenat e vrasjeve në librat e Riçard Kastëll, ata të dy bëhen një ekip. Mendoni se është një kombinim i çuditshëm? Do të befasoheni! Me pesë nominime në People’s Choice Awards: “Castle”, çdo të shtunë ora 18:00.
Bates Motel
Çfarë e shtyn një familje të ndryshojë shtëpi? Dëshira për të krijuar një të ardhme më të mirë apo nevoja për të fshehur të kaluarën? Edhe kur arratisemi nga e kaluara, ajo na përndjek sërish. Norma dhe Norman Beits menduan se filluan një jetë të re por, e gjetën vetën në një qytet jo shumë mikpritës. E ardhmja e ndritur filloi të errësohet. Frymëzuar nga filmi klasik i Alfred Hitchcock “PSYCHO”: Bates Motel, çdo të enjte ora 23:00