Tashme eshte zyrtare nga sot Agon Channel nuk eshte me ne transmetim. Nje lajm qe padyshim nuk ka kenaqur teleshikuesin e ketij ekrani, qe prej me se dy vitesh ishte besnik ndaj programeve te tij. Ndaj edhe figura kryesore e Agon Channel Sonila Meço ka falenderuar teleshikuesit e saj dhe ata qe e kane ndjekur me nje status ne profilin e saj ne facebook:
Nje projekt qe e nisem me shume deshire, per arsyet qe bashkojne profesioniste ne nje sipermarrje te madhe. Kush ben televizion e di c’do te thote te jetosh me te, ta provosh gjer ne kocke sembimin qe shkakton ngacmimi i te qenurit perballe publikut.
Larg pritshmerive tona, ne pamundesine reale per te imagjinuar me te keqen, sepse puna ne media nuk te le kohe te besh plane B, C e D, sot shteti ndali sinjalin pasi per 5 muaj me radhe nuk i doli per zot qytetareve te vet. Ndali nje histori, tonen, te publikut qe na ndiqte, te kolegeve te mi, por nuk mbyll dot nje maredhenie qe tejkalon sinjale e logo. Nese sot jemi te trishtuar per kete ndalese te sforcuar, neser do te jemi me te motivuar, duke rikujtuar arsyet per te cilat nisem kete projekt: deshira per te bere nje televizion cilesor e pasioni per te kryer punen qe dime te bejme me mire. Faleminderit!!!!