Pas shumë pritjesh, më në fund countdown-i mbaroi duke finalizuar kështu startimin e Euro2016, eventi që si rrallë herë është pritur me padurim për shqiptarët, pasi kombëtarja jonë do të jetë pjesë e këtij eventi për herë të parë në historinë e saj.
Ashtu siç ju kemi informuar, të drejtat ekskluzive për transmetimin e këtij kampionati i ka marrë, Top Channel dhe SuperSport të cilët do të mbulojnë prej afro 1 muaj të gjithë ndeshjet hap pas hapi.
Duke filluar që nga ora 20:00 mbrëmjen e sotme me startimin “Le Rendes Vous” emisionin kushtuar Euro2016, TCH do të transmetoj Ceremoninë e Hapjes së Kampionatit, e duke vazhduar më pas me ndeshjen e parë të tij, Francë – Rumani.
Pritet që audienca këto javë në Top Channel të jetë maksimale sidomos në ndeshjet e kombëtares shqiptare.
Copyright IMAlbania.com