Mos transemtimi i ndeshjeve të kampionatit Evropian, nga televizioni publik Shqiptar duket se ka terhequr vëmendjen edhe të disa personazheve të njohur të medias të cilët kanë pasur reagime të forta në emër të këtij institucioni.
Aktori i humorit Albano Bogdo në një status në Facebook, ka shprehur zemërimin e tij personal duke e quajtur situatën një turp i madh, duke qenë se televizioni publik mbahet nga taksat e shqiptarëve dhe kjo ngjarje vjen erë.
“Epo kjo pune kshu…mos te jape televizioni shteteror, ndeshjet e skuadres qe i merr rrogat nga shteti….turp kush e ka sajuar kete kake….se po mban shume ere….skuadra kombetare udheton ne france me leke te nxjerra nga taksat tona, ndersa ne nuk e shohim dot ne tv”, shkruan Bogdo në FB.