IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Revolta e shikuesve, RTSH kërkon ndjesë për mos transmetimin e “Euro2016”

by Rezalt Justin Kasaj
2016/06/10
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Revolta e shikuesve, RTSH kërkon ndjesë për mos transmetimin e “Euro2016”

Prej disa ditësh, teksa “Euro2016” ishte afër fillimit, e ndërsa shqiptarët u njohën me ndeshjet që Top Channel do të transmetojë, me vetëm një ndeshje në ditë përfshirë këtu edhe ndeshjet me rëndësi të lartë, një revoltë mjaft e madhe shpërtheu në online ndaj RTSH që nuk arriti të fitojë të drejtat e transmetimit për këtë kampionat, ku për herë të parë kombëtarja Kuq e Zi është pjesë e tij.

ADVERTISEMENT

Kulmi arriti ditën e sotme në mëngjes kur Alenaca Kuq e Zi bëri një protestë ndaj televizionit publik duke e akuzuar atë se po zhvat lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Lexo edhe: Te drejtat e transmetimit për Euro2016, Aleanca Kuq e Zi proteston para Televizionin Publik

ADVERTISEMENT

Të përballur nga këto shkaqe, para pak startimit të Euro2016, drejtori i RTSH, Thoma Gelliçi ka nxjerrë një deklaratë për shtyp ku shpreh keq ardhjen e për këtë gjë, si më poshtë:

Radio Televizioni Shqiptar me keqardhje njofton publikun shqiptar se ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit të vlefshme për fazën finale të EURO 2016 nuk do të transmetohen në Televizionin Shqiptar.

Njëkohësisht, RTSH ka kënaqësinë t’i bëjë me dije publikut shqiptar se këto ndeshje do të transmetohen drejtëpërdrejtë në kanalin e parë të Radio Tiranës, ashtu si edhe të gjitha ndeshjet e tjera të këtij turneu deri në ndeshjen finale.

Po ashtu, TVSH do të transmetojë çdo ditë të kampionatit europian, një program të dedikuar për Kombëtaren Kuqezi dhe për gjithçka ndodh në Euro 2016, duke patur lidhje të drejtëpërdrejta me Francën dhe vendqëndrimin e Kombëtares, ku RTSH ka dërguar një grup të posaçëm xhirimi me gazetarë dhe specialistë, të cilët do të informojnë për çdo gjë ndodh në kampin e Kombëtares Kuqezi dhe në Euro 2016.

RTSH ju fton të gjithëve të ndiqni transmetimet e drejtëpërdrejta të çdo ndeshje të Euro 2016 në Radio Tirana, por edhe programet e dedikuara në Televizionin Shqiptar, ku do të gjeni informacione dhe analizë teknike të specializuar për çdo takim të këtij turneu.

Edhe një herë, RTSH shpreh keqardhjen për mostransmetimit e drejtëpërdrejtë të ndeshjeve të Kombëtares Kuqezi, por edhe të gjithë fazës finale të Euro 2016.

Ashtu siç e kemi shpjeguar edhe në dalje të tjera publike, procedura e tenderit për blerjen e të drejtës televizive të transmetimit të Euro 2016 (ku përfshihen edhe ndeshjet e Kombëtares) është organizuar gati dy vite më parë nga UEFA (nëpërmjet kompanisë CAA 11).

RTSH ka marrë pjesë në këtë tenderim ndërkombëtar nëpërmjet EBU (Bashkimit të Transmetuesve Publikë në Europë), ashtu si edhe në shumë raste të tjera të ngjashme, por oferta e EBU-RTSH për territorin e Republikës së Shqipërisë nuk rezultoi fituese, si edhe për disa shtete të tjera të Europës.

Edhe pas përfundimit të kësaj procedurë tenderimi ndërkombëtar, RTSH ka bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me fituesin e këtyre të drejtave për territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim blerjen e të drejtës për transmetim në television pa pagesë për shikuesit, madje duke ofruar edhe vetëm për transmetimin e ndeshjeve të kombëtares, por pa patur sukeses.

Gjithsesi, Kombëtarja Kuqezi do të rikthehet me ndeshjet e drejtëpërdrejta shumë shpejt në ekranin e TVSH-së dhe në të gjithë rrjetin e RTSH-së, duke filluar nga 5 shtatori 2016, kur nisin ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës, Rusi 2018, një ekskluzivitet i RTSH-së.

Ndërkohë transmetimet sportive ekskluzive të RTSH-së do të jenë edhe gjatë periudhës së verës me ndeshjet e klubeve shqiptare në Kupat e Europës dhe me Lojërat Olimpike Verore, Rio 2016 (në muajin gusht).
DREJTORI I PËRGJITHSHËM RTSH

Thoma Gëllçi

Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim

Tags: RTSHTCHTop ChannelTVSH
Previous Post

Albano Bogdo për mos transmetimin e ndeshjeve të europianit nga RTSH: “turp kush e ka sajuar këtë k…”

Next Post

Sot ndeshja Shqipëri – Zvicër, spektakël dhe emocione në një ngjarje historike

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Sot ndeshja Shqipëri – Zvicër, spektakël dhe emocione në një ngjarje historike

Sot ndeshja Shqipëri - Zvicër, spektakël dhe emocione në një ngjarje historike

Albana Osmani super në formë në kopertinën e Star People | FOTO

Albana Osmani super në formë në kopertinën e Star People | FOTO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA