IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

15 vjet Çmime KULT, ja kush janë të nominuarit e këtij viti!

by IMA Redaksia
2019/11/19
in Evente
Reading Time: 4 mins read
A A
15 vjet Çmime KULT, ja kush janë të nominuarit e këtij viti!

Çmimet KULT, të vetmet çmime kombëtare vjetore për artit dhe kulturën shqiptare, këtë vit mbushin plot 15-vjet. Të martën, më datë 26 Nëntor, Akademia Kult sjell mbrëmjen e madhe të ndarjes së Çmimeve KULT, të cilat vazhdojnë traditën e promovimit të artit dhe kulturës së vërtetë shqiptare, që prej vitit 2005, duke i dhënë një jehonë të denjë gjithë artistëve të mëdhenj dhe atyre të rinj.

ADVERTISEMENT

Emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamorë, gazetarë dhe figura të ekranit, do të përshkojnë tapetin e kuq të Çmimeve KULT 2019.

Janë 78 artistë të nominuar për 13 çmime të mëdha dhe 2 çmime speciale.

Në këtë edicion rikthehen çmimet: Interpretuesi Lirik i Vitit dhe Dokumentari KULT me nga 6 të nominuar secili.

Mbrëmja Gala do të mbahet në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse në orën 19:30 dhe transmetohet Live në Televizionin Kombëtar Klan Plus.

Surprizat e kësaj mbrëmjeje i zbuloni vetëm më 26 Nëntor!

78 TË NOMINUARIT PËR 13 ÇMIMET E MËDHA JANË SI MË POSHTË:

KËNGA E VITIT:
1. Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”
2. Aurel Thëllimi me këngën “Të dua ty”
3. Elton Deda me këngën “Qetësisht”
4. Elvana Gjata me këngën “Gjërat kanë ndryshuar”
5. Kejsi Tola me këngën “Më ke mua”
6. Sidrit Bejleri me këngën “A e ke ndi?”


INTERPRETUESI LIRIK I VITIT:
1. Armaldo Kllogjeri me Don Josè në Operën “Carmen”
2. Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”
3. Denis Skura me Gabriel von Eisenstein në Operetën “Lakuriqi i natës”
4. Dorina Selimaj me Micaela dhe Frasquita në Operën “Carmen”
5. Ivana Hoxha me Carmen në Operën “Carmen”
6. Renisa Laçka me Rosalinde në Operetën “Lakuriqi i natës”


INSTRUMENTISTI I VITIT:
1. Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludwig August Lebrun
2. Elvis Rudi, Flaut me Sonata për flaut dhe piano ngaJ.S.Bach, P.Gaubert, P.Sancan, dhe F.Kuhlau
3. Jonian Kadesha, Violinë me Koncert Recital
4. Marin Gjollma, Piano me Koncert për piano dhe orkestër nga F.Mendelssohn, L.V.Beethoven dhe R.Schumann
5. Merita Rexha Tërshana, Piano me Koncert për piano dhe orkestër nga Tonin Harapi
6. Tedi Papavrami, Violinë me Sonata për violinë dhe piano nga Ludwing Van Beethoven


BALERINI I VITIT:
1. Adela Muçollari me Zhizel tek “Zhizel”
2. Anxhelo Muçollari me Albert tek “Zhizel”
3. Dion Gjinika me Hans tek “Zhizel”
4. Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”
5. Ledia Sulaj me Zhizel tek “Zhizel”
6. Rovena Shqevi me Mirta tek “Zhizel”


MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT:
1. Arben Derhemi me “Rrno për me tregue”
2. Gentian Hazizi me “Çfarë do bëhem kur të rritem?”
3. Herion Mustafaraj me “Prapaskenat e fatit”
4. Mehdi Malka me “Marr guximin…”
5. Olta Daku me “Shirli Valentina”
6. Romir Zalla me “Mbroni shpellarin”


AKTORI I VITIT:
1. Besmir Bitraku me Krijesa tek “Frankenshtain”
2. Gentian Zenelaj me Sesil Haversham tek “Komedia që shkon për dreq”
3. Indrit Çobani me Makbeth tek “Makbeth”
4. Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”
5. Lulzim Zeqja me Henri tek “Frankenshtain”
6. Roerd Toçe me Piter VanDan tek “Ditari i Ana Frank”


AKTORJA E VITIT:
1. Egla Ceno me Xhesi tek “Natën, Má!”
2. Ilirda Bejleri me Ajo tek “Një engjëll në katin e 11-të”
3. Ilire Vinca me Nëna tek “Natën, Má!”
4. Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”
5. Luli Bitri me Znj. Makbeth tek “Makbeth”
6. Zamira Kita me Frosina tek “Kopraci”


DOKUMENTARI I VITIT:
1. Besnik Bisha me “Fëmijët e diktaturës”
2. Bujar Alimani me “Zois”
3. Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”
4. Mevlan Shanaj me “Koha e Pelikulës”
5. Saimir Kumbaro me “Një cicëron për historinë”
6. Suela Bako dhe Yllka Gjollesha me “Dritë”


REGJIA E VITIT:
1. Altin Basha me “Gomari i Babatasit”
2. Andia Xhunga me “Tag”
3. Ema Andrea me “Natën, Má!”
4. Fatos Berisha me “At Sergi”
5. Ilir Bokshi me “Frankenshtain”
6. Kled Kapexhiu me “Makbeth”


ARTISTI PAMOR I VITIT:
1. Edi Hila me “Edi Hila: Piktori i transformimit”
2. Gazmend Leka me “Lutja”
3. Ilir Pojani me “Të eksplorosh të padukshmen”
4. Kreshnik Xhiku me “Vitruvian”
5. Kristo Krisiko me “Prolog epilog”
6. Mikel Temo me “TR.PR.VR”


LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT:
1. Blerina Suta me “Hulumtime mbi veprën e Át Gjergj Fishtës”
2. Matteo Mandalà me “Studime albanologjike”
3. Nebi Bardhoshi dhe Olsi Lelaj me “Etnografia në situatën diktatoriale”
4. Pranvera Bogdani me “Balshajt”
5. Rami Memushaj me “Për shqipen standarde III”
6. Romeo Gurakuqi me “Shqipëria dhe tokat e lirueme: 1939-1946”

ADVERTISEMENT


LIBRI ARTISTIK I VITIT:
1. Arian Leka me “Në kërkim të këmishës së humbur”
2. Brajan Sukaj me “Ciklopi”
3. Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”
4. Flutura Açka me “Roja i dritës”
5. Gazmend Kapllani me “I keqi i vetes”
6. Sabri Hamiti me “Kukuta e Sokratit”


PËRKTHIMI I VITIT:
1. Agron Tufa me “Flokëborët e zeza” nga Paul Celan
2. Edit Dibra me “Albertina e zhdukur” nga Marcel Proust
3. Edmond Tupja me “Një ballkon në pyll” nga Julien Gracq
4. Erion Karabolli me “Abadoni, engjëlli i skëterrës” nga Ernesto Sábato
5. Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro
6. Primo Shllaku me “Lulet e së keqes” nga Charles Baudelaire

Previous Post

Nis transmetimin Premium Channel

Next Post

Nis transmetimin Euronews Albania. Ilva Tare: “Do të bëhemi zëri i qytetarëve përmes ndershmërisë dhe paanshmërisë”

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
Nis transmetimin Euronews Albania. Ilva Tare: “Do të bëhemi zëri i qytetarëve përmes ndershmërisë dhe paanshmërisë”

Nis transmetimin Euronews Albania. Ilva Tare: “Do të bëhemi zëri i qytetarëve përmes ndershmërisë dhe paanshmërisë”

Dikur përfaqësuese e Maqedonisë në Eurovision, këtë konkuron në Kënga Magjike 2019

Dikur përfaqësuese e Maqedonisë në Eurovision, këtë konkuron në Kënga Magjike 2019

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA