Prej disa ditësh tashmë në kanalin e Adriamed transmetimi i programit ishte zëvendësuar me brand-in e një kanali të ri më emrin Premium Channel. Televizioni më i ri i cili ka filluar transmetimin me prova teknike pritet të fillojë programet rregullisht së shpejti.
Premium Channel do të ketë transmetim 24 orë me radhë dedikuar lifestyle, fashion & travel.
Supër-cilësi në figurë dhe në zë, i gjithi në formatin HD.
Idea është inovatore në koncept dhe një risi për tregun mediatik të tejngopur në vendin tonë me formate të ndryshme televizive.
Grupi mediatik po punon prej kohësh për t`u dhurar shqiptarëve anembanë botës në ndihmë me transmetim, livestream në internet dhe digital.
Formati televiziv tëpër i rrallë në llojin e tij sigurisht që nuk është shpikur në shqipëri.
Teleshikuesit do të kenë mundësi që të ndjekin inserte televizive shumë profesionale të sfilatave me fustane nuserie nga shtëpitë e modës më në zë, në të gjithë botën të cilat tashmë kanë kontrata të rregullta me televizionin tonë. Shqiptarët do të kenë mundësinë të ndjekin nëpërmjet, Premium Channel jeten, veshjet dhe destinacionet turistike të artistëve të famshëm e deri tek njerëzit e thjeshtë. Gjithkush prej jush mund të gjejë veten, mund të huazojë apo mund të krijojë një ide për ditën që e keni ëndërruar kaq shumë.
Informacione dhe detaje pafund të servirura me mjaft mjeshtëri dhe profesionalizëm vetëm në ekranin e televizionit “Premium Channel”.
Bizneset e profilizuar që merren me organizime martesash, bare, restorante, hotele, beauty center, agjensi udhetimesh dhe jo vetëm ata…, tashmë kanë një mundësi të artë që nëpërmjet këtij televizioni të mbërrijne më shpejt dhe më të sigurtë tek klientët, duke reklamuar produktet e tyre nëpërmjet ekranit të televizionit më të ri në shqipëri.