Kanali më i ri informativ në Shqipëri, degë e gjigandit botëror informativ në Evropë, “Euronews Albania” ka njoftuar datën e lancimit të programeve.
Pas pothuajse një vit pune, Euronews Albania ka njoftuar se transmetimet do të hapen më 21 Nëntor.
Euronews Albania vjen si i pari franchise i një media ndërkombëtare në Shqipëri, falë marrëveshjes së nënshkruar nga Euronews dhe IN Media në vitin 2018.
Hyrja në tregun e medias shqiptare të Euronews pritet të jetë një nga investimet më të fuqishme në sjelljen e informacionit të pavarur në Shqipëri.