Që në orët e para të mëngjesit zona e Unazës së Re apo ndryshe Astirit, ku gati prej një viti është duke u protestuar nga banorët për shkak të pronave të tyre që preken nga projekti i ri i Unazës së Re, kanë nisur konflikti mes policisë dhe vetë banorëve ku ka patur shumë të arrestuar dhe të plagosur.
Ervin Goci, pedagogu i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit gjithashtu është arrestuar.
Ndërkohë teksa ishin duke protestuar një grup banorësh ditën e sotme, është përpjekur të mbulohet dhe nga Top Channel i cili ka hasur rezistencën dhe indinjimin e banorëve.
Me akuzën se nuk kanë mbuluar dhe ndjekur ashtu siç duhet protestën e tyre, banorët kanë përzënë me revoltë nga grupi i protestës trupën e xhirimit zë Top Channel.








