IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Golden Globes dhe fuqia e Hollywood për të sjellë ndryshim

by Kevin Jasini
2018/01/08
in Evente
Reading Time: 3 mins read
A A
Golden Globes dhe fuqia e Hollywood për të sjellë ndryshim

Të gjithë të veshur me të zeza, në nderim të viktimave të ngacmimit seksual. Kjo ishte nata e edicionit të 75-të të Golden Globes, ku Frances McDormand dhe Gary Oldman triumfuan si aktorja dhe aktori më i mirë.

ADVERTISEMENT

“Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” triumfoi si produksioni i vitit, Guillermo del Toro mori cmimin si regjizori me i mirë ndërsa “The Handmaid’s Tale” triumfoi si seriali më i mirë dramatik.

Por për herë të parë, nuk iu kushtua vëmendja e plotë fituesve, por të gjithë pjesëmarrësve, të cilët treguan se një epokë e re ka ardhur për Hollywood-in dhe industrinë e filmave në tërësi.
Personazhi më i përfolur i ditës së djeshme ishte padyshim Oprah, e cila vazhdon të mbetet në një nga personat më me influencë të ekranit të madh.

“Një ditë e re është në horizont”. Kështu e mbylli fjalimin e saj Oprah, si një kujtesë dhe nderim për lëvizjet të cilat dominuan vitin e shkuar në ShBA. “Me Too”, ishte iniciativa e cila tronditi themelet e Hollywood-it dhe të gjithë shoqërisë amerikane.

Ndërkohë që skandalet dhe lëvizjet që po reagojnë ndaj tyre, po sjellin një erë të re të reagimit të shoqërisë ndaj padrejtësisë, në Washington, administrata e Trump vazhdon përpjekjet për kthimin e cdo ligji të administratës së shkuar, të cilat dhe pse jashtë parimeve konservatore të kabinetit të tanishëm, sollën ndryshim të vërtetë në Amerikë. Shumë nisma ligjore të administratës së shkuar sollën triumfin e kauzave të drejta sociale, të cilat bota perëndimore po i kthen sot në norma të shoqërisë.

Industria më fitimprurëse në Amerikë, që shërben si një shembull i diversitetit dhe rëndësisë që ai ka për shoqërinë e sotme moderne, i dha një shuplakë të gjithë sistemit të aktual, ku antivlera vazhdon të promovohet si vlerë dhe detyron shumë përsona që nuk kanë zë të heshtin, të nënshtrohen, të bëhen pjesë e sistemit dhe ta kenë të pamundur të mbrojnë veten. U desh një lëvizje e tërë, u desh të zbulohej skandali i Harvey Weinstein, që të krijohej lëvizja #MeToo dhe që sot, personat më me influencë në ShBA, por që kanë ndikim dhe në një gjeneratë të tërë njerëzish në të gjithë botën, të nisin një revolucion të ri për t’i dhënë fund tiranisë së më të fuqishmëve dhe heshtjes.

ADVERTISEMENT

Seth Meyers, prezantuesi i shfaqjes, përdori monologjet e tij si një formë proteste ndaj arrogancës me të cilën politika merr vendimet e saj. “Më në fund lejohet përdorimi i marijuanës dhe është i ndaluar ngacmimi seksual” ishte një prej shprehjeve që u bë menjëherë trend në rrjetet sociale. Ai foli për procesin e ndërrimit të elitës së Hollywood, për ti dhënë më shumë fuqi lëvizjeve të saponisura.

Bashkë me të, të gjithë prezantuesit e cmimeve, në një mënyrë ose në një tjetër treguan fuqinë që ka Hollywood për të sjellë ndryshim. Iniciativa “Time’s Up”, e zërave më të fuqishëm brenda industrisë, ka mbledhur në ditët e para të krijimit të saj, plot 15 milionë dollarë, të cilat do të përdoren për mbrojtjen dhe financimin e politikave kundër ngacmimit seksual dhe kundër gjuhës së urrejtjes.

Hollywood po lufton për lirinë e të shprehurit dhe po mbron median ndaj akuzave që po bëhen trend i kohëve të fundit.   Hollywood po kthehet në kundërshtarin më të fortë të fanatizmit dhe parimeve që nuk kanë vend jo vetëm në Amerikë, por në asnjë vend demokratik, përfshirë dhe vendin tonë i cili vazhdon të mbajë një sy të mbyllur, kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të njeriut dhe gjithëpërfshirje. Sezoni i ceremonive tw ndarjes së cmimeve sapo ka filluar, dhe bashkë me të dhe lëvizjet për të sjellë ndryshim, të cilat po i bëjnë ballë përpjekjeve të politikës botërore për të ruajtur status quo-në dhe për të thelluar padrejtësinë që sot na rrethon të gjithëve.

Tags: Golden GlobesGolden Globes 2017
Previous Post

Kristi dhe Lindi fitojnë kupën e “C’est la vie”, Big Mama dhe Skerdi Faria Çmimin e Publikut

Next Post

E diskriminuar nga paga në punë, dorëhiqet shefja e BBC-së në Kinë

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
E diskriminuar nga paga në punë, dorëhiqet shefja e BBC-së në Kinë

E diskriminuar nga paga në punë, dorëhiqet shefja e BBC-së në Kinë

Djemtë “nuk kanë vend” këtë edicion të Eurovision sepse mbi ta tashmë janë vajzat!

Djemtë "nuk kanë vend" këtë edicion të Eurovision sepse mbi ta tashmë janë vajzat!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA