IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Akademia e Filmit në Sarajevë dhe PriFest dhurojnë bursë të plotë për kineastë kosovarë!

by Niko Lako
2016/04/19
in Evente
Reading Time: 3 mins read
A A
Akademia e Filmit në Sarajevë dhe PriFest dhurojnë bursë të plotë për kineastë kosovarë!

Në bazë të marrëveshjes midis Sarajevo Film Academy (SFA) dhe Prishtina International Film Festival (PriFest) një shtetas i Kosovës do të përfitojë një bursë të plotë studimi në SFA.

ADVERTISEMENT

Përfaqësuesja e SFA, njëherit një ndër shkollat më prestiogjioze të filmit në Europë, pjesë e Universitetit Sarajevo School of Science and Technology do të paraqesë detaje të kësaj marrëveshjeje gjatë edicionit të tetë të PriFest që pritet të fillojë të premten.

Universiteti Sarajevo School of Science and Technology (SSST) është një institucion privat jo-fitimprurës i shkollimit superior, i krijuar në vitin 2004. Universiteti është i përbërë nga tetë departamente akademike, shtatë institucione kërkimore dhe një Qendër të Medias Dixhitale. Sot, Universiteti SSST njihet si një ndër platformat kryesore akademike të Europës Jug-Lindore. Universiteti është themeluar nga MET Foundation, një organizatë gjithashtu jo-fitimprurëse, e krijuar në vitin 1998 për të ndihmuar në përparimin dhe financimin e projekteve akademike, kërkimore dhe zhvilluese në rajonin e Ballkanit.

ADVERTISEMENT

‘Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe rajonin, dhe njëkohësisht një mundësi shumë e mirë për filmbërësit. Një bursë e plotë në një shkollë kaq prestigjoze të filmit do ketë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në industrinë e filmit, por edhe në edukimin’ – u shpreh Vjosa Berisha, Drejtoreshë e PriFest. ‘Ne si festival jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kësaj marrëveshje që jep mundësi për vendin tonë dhe komunitetin e kineastëve, dhe njëkohësisht jemi shumë krenarë që ne si PriFest e kemi Sarajevo Film Academy partner. Dua të falenderoj personalisht Znj. Emina Ganic për këtë mundësi të mrekullueshme që po i dhuron filmbërësve tanë.” – përfundoi Berisha.

University Sarajevo School of Science and Technology (SSST) hapi Sarajevo Film Academy (SFA) në vitin 2010, duke u fokusuar tek edukimi i studentëve, dhe njëkohësisht, në terma afatgjatë, me synimin për të kontribuar në zhvillimin e industrisë së filmit të vendit. Programi i film.factory u bë pjesë e integruar e SFA në vitin 2013. Emina Ganic, drejtuesja e SFA u shpreh: ‘ Jemi të lumtur që po ia ofrojmë këtë bursë një kineasti nga Kosova. Në besojmë që këtu ka shumë talente, ndaj dhe duam t’i mbështesim ato [talentet] duke ofruar këtë bursë e cila mundëson një edukim profesionist në film. Falenderojmë shumë Prishtina International Film festival për partneritetin pasi besojmë vërtetë që ky festival po bën më të mirën për një vend të ri si Kosova dhe industrinë e saj të filmit.’

Krijuesi i këtij programi në film.factory, regjisori hungarez Béla Tarr (The Turin Horse, 2011, Werckmeister Harmonies, 2000 ose Satantango, 1994), i cili ka një eksperienë 20-vjeçare si profesor i filmit, thotë që arti nuk mësohet, por zbulohet. Në vetëm pak vite, film.factory ka arritur të realizojë parimin kryesor mbi të cilin ky institute është ndërtuar: të edukojë filmbërës të rinj të cilët kanë formën e tyre individuale të të shprehurit dhe të cilët e përdorin fuqinë e tyre krijuese në mbrojtje të dinjitetit njerëzor brenda realitetit që na rrethon.

Sarajevo Film Academy e ruan cilësinë dhe standardin e tij të lartë duke patur numër të limituar të studentëve që pranohen në shkollë gjatë vitit, filmat e të cilëve në fund të studimeve kanë probabilitetin të shfaqen në evente të mëdha kinematografike si Festivali i Filmit në Kanë.



Emrat elitarë si Bela Tarr, Tilda Swinton, Gus Van Sant, Juliette Binoche, Agneszka Holalnd, Pedro Costa janë vetëm disa nga artistët, skenaristët, regjisorët, aktorët apo Drejtorët e Fotografisë të cilët zhvillojnë leksionet dhe seminare ku dhe njihen me studentët e SFA film.factory, duke ndarë me to sekretet e tyre artistike, duke u hapur dyer të reja, si nga ana kreative ashtu dhe nga ajo profesionale.

E vendosur në një godinë në anën e vjetër të qytetit të Sarajevës, SFA film.factory është tashmë shtëpia e shumë studentëve të cilat kanë ardhur që nga Japonia e deri tek Meksika për të eksploruar sekretet e kinemasë. Shumë shpejt, një artist nga Kosova do iu bashkohet!

Tags: PriFest 2016
Previous Post

Top Channel konfirmon edicionin e 9-të të Big Brother!

Next Post

“Bidai” mbyll rrugëtimin e tij në Shqipëri

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
“Bidai” mbyll rrugëtimin e tij në Shqipëri

"Bidai" mbyll rrugëtimin e tij në Shqipëri

Top Music Awards, organizatoret zbulojnë detajet në konferencën e parë për mediat

Top Music Awards, organizatoret zbulojnë detajet në konferencën e parë për mediat

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA