Aktorët shqiptarë që guxuan të xhirojnë nudo

Të dalësh nudo në ekranin e kinemasë, për vite me rradhë vazhdon të jetë një nga gjërat më të guximshme të aktorëve shqiptarë, ndoshta edhe ata ndërkombëtarë. Megjithëse ka qënë vëretet e vështirë që artistët e kinematografisë shqiptarë të dalin zhveshur përpara kamerës, është fakt se filma me përmbajtje nuditeti kemi duke filluar që në vitet post diktatoriale, më 1992.

Rajmonda Bulku dhe Timo Flloko

08b0dc602fa44e951355c5021af7e489Rajmonda Bulku ishte ndër të parat aktore që xhiroi një skenë erotike në një film shqiptar. Edhe pse “Duaje Emrin tënd”, u cilësua me përmbajtje erotike, në fakt nuk është asgjë. “Vdekja e Kali”t ishte një nga filmat ku Rajmonda guxoi të kryente një skenë erotike së bashku me Timo Fllokon, duke thyer kështu akullin.



299ef734e170b773d37e3db0dda35574
Anila Bisha, Ola Morava dhe Ilir Bezhani

Anila Bisha dhe Ola Morava qenë dy aktoret e tjera që guxuan të xhironin skena provokuese në nuditet. ishte pikërisht filmi “Bolero” i cili fliste për historinë e një vajze e cila për shkak të gjëndjes së detyruar në familje u detyrua të prostituonte. Edhe pse për meshkujt është më e thjeshtë, një tjetër aktor mashkull, Ilir Bezhani do të ishte pjesë e këtyre skenave së bashku me aktoret.

Niada Saliasi dhe Nik Xhelilaj

Niada Saliasi

Edhe pse nuk mund të konsiderohet si një nudo e plotë, aktorja shqiptare Niada Sialiasi ishte një ndër vajzat e cila xhiroi gjysmënudo së bashku me Nik Xhelilaj në filmin “Aliv”e një prodhim i vitit 2009, që trajton gjakmarrjen.

Arta Dobrushi dhe Teuta Krasniqi

heshtja e lornes vip

Aktorja Kosovare Arta Dobrushi ishte një nga aktoret e para kosovare që pozuan krejtësisht nudo në filmi Heshtja e Lornës , duke shkaktuar mjaft bujë në Kosovë. Por edhe një aktore tjetër kosovare është ajo që theu akujt e kinematografisë, Teuta Krasniqi në “Ëngjejt janë Larg, doli krejtësisht nudo teksa lahej”.

Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim nga redaksia!