IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Albanian Airplay Chart – Java 3 | Artistët shqiptarë barazpeshojnë diferencat në klasifikimin e javës së tretë | VIDEO

by IMA Redaksia
2016/07/02
in Charts
Reading Time: 3 mins read
A A
Albanian Airplay Chart – Java 3 | Artistët shqiptarë barazpeshojnë diferencat në klasifikimin e javës së tretë | VIDEO

Albanian Airplay Chart — Java e 01.07.2016 – Siç mund ta keni kuptuar tashmë edhe nga titulli, këtë javë në klasifikim do të hasni artistë shqiptarë dhe këngë shqiptare më shumë se dy javët e kaluara.

ADVERTISEMENT

Albanian Airplay Chart – Java 2 | MC Kresha dhe Lyrical Son dominojnë klasifikimin…

Duke marrë parasysh faktet dhe shifrat, komponenti streaming këtë javë dominohet nga artistët shqiptarë që përbëjnë 60% të klasifikimit dhe rreth 92% e këngëve të tyre janë në gjuhën shqipe; duke e bërë këtë javë në klasifikim si një nga javët më te populluara me element shqiptar.

 

 

ADVERTISEMENT

Komponentin airplay në javën e fundit të qershorit e fiton artistja australiane Sia me “Cheap Thrills” e cila zbret nga vendi i parë pas dy javësh që kaloi në fron, për të vizituar këtë javë vendin e dytë në klasifikim. Vlen të përmendet fakti se versioni remix i kësaj kënge nuk ka qënë shumë i dëgjuar këtë javë dhe më shumë vëmëndje ka marrë versioni origjinal i albumit. Hapjen e klasifikimit për këtë javë e bën norvegjezi Alan Walker me versionin e moderuar të “Fade” të lançuar që në 2014, që tashmë njihet si “Faded” nëpër klasifikime. Walker këtë javë humb 8 pozicione krahasuar me javën e kaluar dhe gjendet në vendin e 20. Po kështu, Noizy humb gjithashtu 8 pozicione me “The baddest” dhe këtë javë e kalon në vendin e 14. “Na jena njo” e Ardian Bujupit dhe Dalool shfaqet në pozicionin e 18 dhe duket se performanca e tyre në Top Music Awards ka ndihmuar në shfaqjen e kësaj këngë në klasifikim për këtë javë; ndërkohë që akti mbyllës i mbrëmjes së 24 qershorit, Era Istrefi me “Bonbon”, e cila kohët e fundit lançoi dhe versionin në gjuhën angleze të këngës së saj hit, zbret tre pozicione këtë javë për t’u gjendur në vendin e 7, pozicioni më i ulët i kësaj këngë për tre javët që ka kaluar në klasifikim. Po ashtu, Alban Skënderaj, marrës i çmimit “Achievement Award” humbet gjashtë pozicione në krahasim me javën e kaluar dhe rregjistron vendin më të ulët në tre javë të “Kam nevojë (feat. Elinel)”, por me “Duart lart” rregjistron rritjen e dytë më të madhe në klasifikim duke kapërcyer 12 pozicione, dhe këtë javë gjendet në vendin e 6. Influenca e performancave të artistëve në Top Music Awards vazhdon të pasqyrohet në klasifikim edhe me MC Kresha & Lyrical Son që vazhdojnë të shijojnë suksesin e albumit të tyre që u lançua në 10 qershor, në të njëjtën kohë që “HipHop (feat. Ledri Vula)” kërcen 17 pozicione nga vendi i javës së kaluar për të arritur vendin e 3 dhe rregjistron rritjen më të madhe në klasifikim; por “Era” e MC Kresha, fitues i “Avantgarde Award” që u klasifikua e 14 javën që kaloi, humbet 5 pozicione dhe zbret në vendin e 19. Skocezi Calvin Harris ngjitet në vendin e 4 këtë javë me “This Is What You Came For (feat. Rihanna)” duke lënë pas “This One’s for You (feat. Zara Larsson)” të David Guetta në vendin e 5. Mike Posner zbret në vendin e 10 këtë javë pas një humbjeje graduale në klasifikim me “I Took a Pill in Ibiza (Seeb Remix)”. Surprizat e kësaj javë në klasifikim fillojnë me Besën në vendin e 17 me “123 (feat. Flori)”, vazhdojnë me Ghetto Geasy në pozicionin e 8 të këngës “Ajo (feat. Majk)” e cila dominoi komponentin streaming, për të përfunduar me surprizën më të madhe të klasifikimit që është Enca. Këtë javë, artistja shqiptare ka debutuar direkt në vendin e parë edhe pse dy javët e shkuara nuk ka qënë pjesë e klasifikimit ajo ka mundur të arrijë direkt majën e klasifikimit me këngën e saj më të re “Bow Down (feat. Noizy)” të lançuar para dy javësh, që vazhdon traditën e bashkëpunimeve mes tyre pas “Ata nuk e din (feat. Noizy)” të lançuar para dy vitesh. Na ndiqni javen tjeter per te pare se si do te ndryshoje klasifikimi, kush do të jetë në vendin e parë dhe a do te kete prurje te reja ne AAC.

13575672_10208491739322672_1945697674_o

© IMA (InfoMedia Albania) / Albanian Airplay Chart

Tags: Albanian Airplay ChartVideo
Previous Post

“Shtëpiaket e Dëshpëruara” rikthehen sërish në TV Klan

Next Post

Nurgul Yesilcay zë vendin e Beren Saat në “Sulltanesha Kosem”?!

TË NGJASHME

30 Këngët Shqiptare më të klikuara në Youtube | VIDEO
Charts

30 Këngët Shqiptare më të klikuara në Youtube | VIDEO

Nëse e keni pyetur veten se cila është kënga ndërkombëtare më e shikuar në Youtube me siguri shumë prej jush...

by Niko Lako
Qer 14, 2020
TOP 5 kërkimet e Shqiptarëve këtë javë në Youtube | 12/08/2018
Charts

TOP 5 kërkimet e Shqiptarëve këtë javë në Youtube | 12/08/2018

Pushimet janë në kulmin e tyre, dhe Shqiptarët mesaduket e shfrytëzojnë në maksimum për t'u argëtuar përmes celularëve apo kompjuterave...

by Rezalt Justin Kasaj
Gus 12, 2018
TopAwards/ Klajdi dhe Bruno bashkojnë fuqitë dhe sjellin “Mbase”
Charts

TopAwards/ Klajdi dhe Bruno bashkojnë fuqitë dhe sjellin “Mbase”

Kësaj vere sigurisht që nuk mund t’i mungonte zëri i dy këngëtarëve të njohur, Bruno dhe Klajdi. Dyshja e talentuar...

by IMA Redaksia
Kor 2, 2018
#theSummerSong2017 | Top 10  – Java e Parë
Charts

#theSummerSong2017 | Top 10 – Java e Parë

Java e parë e edicionit të pestë të The Summer Song 2017 këtë vit ka shënuar një numër rekordesh votimi...

by IMA Redaksia
Qer 11, 2017
#theSummerSong2016 | Top 10 – Java e Dytë
Charts

#theSummerSong2016 | Top 10 – Java e Dytë

Ju ftojmë çdo të shtunë në rrjetin e #RTSH për rreth 1 orë me muzikën shqiptare më IN të momentit...

by Niko Lako
Gus 21, 2016
#theSummerSong2016 | Top 10 – Java e Parë
Charts

#theSummerSong2016 | Top 10 – Java e Parë

Ju ftojmë çdo të shtunë në rrjetin e #RTSH për rreth 1 orë me muzikën shqiptare më IN të momentit...

by Niko Lako
Gus 10, 2016
Next Post
Nurgul Yesilcay zë vendin e Beren Saat në “Sulltanesha Kosem”?!

Nurgul Yesilcay zë vendin e Beren Saat në "Sulltanesha Kosem"?!

SUMMER SELFIE 2016 | ViP Edition // Votoni për foton më të bukur!

SUMMER SELFIE 2016 | ViP Edition // Votoni për foton më të bukur!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA