Pas lajmit për prishjen e miqësisë mes Albana Osmanit dhe Eneda Tarifës, molla e sherrit për të cilat ka qenë kopertina e një reviste sipas mediave rozë, Albana ka reaguar menjëherë me një status në profilet e saj zyrtare në rrjetet sociale, duke thënë që nuk ka prishur miqësinë me askënd e aq më pak për një kopertinë reviste.
“Une nuk jam zene me askend , per “nje cope Kopertine” ! Nuk jam zene kurre per asgje te ketille. Kam respekt per ata qe ne gjithe keto vite me ftuan te jem pjese e tyre ne faqe te para apo te dyta apo te tridhjeta.Te cileve u shpreh mirenjohje ! Madje sic me kane thene jane shitur te gjithe numrat e cdo reviste ,dhe personalisht vjen mire per kete .Por jo!! ” per nje cope kopertine” , per nje gje te tille , sdo ulja integritetin tim kurre.
Ne punen time ne televizion prej me shume se nje dekade kam mesuar madje te kem shume durim .. Edhe atehere kur programi i jepej nje tjetre – tjetre apo tjetre dhe une isha alternativa e fundit per tu perzgjedhur . Kam mesuar te duroj ! Dhe ne fund isha e zgjedhura ,sepse isha -ajo e afta, te beja programet dhe te kisha audiencen maksimale.
Nuk po ju them qe te jesh zgjedhja e fundit ka qene e lehte.. Perkundrazi ! Ne durimin tim ditet kane qene shpesh te veshtira. Sidomos kur ti di permendesh gjithcka pa asnje skenar!
Kam mesuar te duroj dhe te hesht shume ! Te pres per kohen time dhe te vleresoj me pergjegjshmeri cdo detaj . Kam mesuar te respektoj dhe jo te zihem. Qytetaria kete veshje ka. Ndaj kurre su vesha me holle se kaq! Ne betejen time e cila ka qene e lumtur , kete dua ta theksoj . E lumtur sepse kam dashur shume punen time dhe e dua njesoj. Kam takuar shume njerez te mire kryesisht. Por rruges i ke te gjithe versionet . Disa i mbaj ende me vete, ndersa me te tjere rruga te ndan ne kryqezime te ndryshme. Keshtu ndodh dhe me me te shtrenjtet e tu , familjen , jeta te hedh larg . Jo se do por ky eshte procesi i saj”, (sic), ka shkruar Albana.
Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Lëvizjet e fundit ndezin zërat për një rikthim të bujshëm në Top Channel
Vetëm pak ditë pas përfundimit të “Ferma VIP 3”, Arbana Osmani është rikthyer në qendër të vëmendjes. Këtë herë jo...








