Anjeza Maja dhe Alban Musa prezantuesit e programit të ri day time në Top Channel

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

“Në Shtëpinë tonë” është programi me i ri day time që do të nis shumë shpejt në Top Channel.

Vetëm dy ditë më parë ne ju informuam se produksioni më i ri i Top Channel ishte duke ralizuar provat për të perzgjedhur prezantuesen, midis Anjeza Maja dhe Elona Duro, dy emra të njohur të ekranit shqiptar. Dhe mesa duket, tashmë dilema ka përfunduar. Prezantuesja që do të shoqëroj Alban Musën do jetë Anjeza Maja. Vetëm pak muaj më parë Anjeza vendosi të rikthehej në televizion si spikere e lajmeve në RTSH. E ndërsa tani ajo do të ndryshoj sërisht ekran për herë të parë në Top Channel me një emision jo pak familjar, po te marrim parasysh eksperiencat e saj në formate të tilla.

Në Shtëpinë tonë është një emision në fokusin e të cilit qëndron shtëpia dhe gjithçka rrotullohet rreth saj në përditshmërinë tonë, duke filluar nga gatimi, këshillat utilitare e zgjedhjet e duhura për të jetuar sa më mirë ditën. Përsa i takon orarit të transmetimit, do të jetë pikërisht ora 9 në mëngjes, menjëherë pas mbarimit të Wake Up.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!