MIPTV 2020, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në datat 30 Mars – 2 Prill në vendin tradicional të Kanës është anuluar për shkak të përhapjes në masë të koronavirus (COVID-19)
MIPDoc dhe MIPFormats, të programuar për të nisur në datat 28-29 Mars, gjithashtu janë anuluar.
Sezoni 3 i CANNESERIES, Festivali Ndërkombëtar i Serisë në Kanë, i planifikuar fillimisht të zhvillohej paralel me MIPTV, tani do të zhvillohet 9-14 tetor, krahas MIPCOM.
Ndërkohë, edicioni tjetër i MIPTV do të zhvillohet në 12-15 Prill 2021, me MIPDoc dhe MIPFormats të planifikuar për 10-11 Prill. Sezoni 4 i CANNESERIES do të mbahet në Prill 2021 gjatë MIPTV.
Duke komentuar për këtë ngjarje Paul Zilk, Shefi Ekzekutiv i RED MIDEM, tha: “Në kontekstin aktual, shumë nga klientët tanë kanë shprehur shqetësime për udhëtimet në këtë kohë. Ri-caktimi i MIPTV në muajt në vijim nuk është i mundshëm, kështu që kursi më i përshtatshëm, është anulimi i MIPTV për vitin 2020.
“Mirëqenia e klientëve, partnerëve dhe stafit tonë është përparësia jonë. Ne u jemi mirënjohës klientëve për mbështetjen e tyre dhe kontributin konstruktiv gjatë kësaj periudhe sfiduese. Ne ju mirëpresim të gjithë në MIPCOM në 12 tetor”. -thuhet në deklaratën e MIP.
MIP TV ëshë tregu më i madh për shit-blerjen e programeve televizive nga vetë televizionet por dhe prodhuesit dhe ideatorët e tyre.Prej vitesh Top Channel, TV Klan, dhe Vizion Plus kanë qënë pjesë e këtij tregu për të marrë programe të reja në transmetim./IMA/








