Sky ka lancuar një paketë të re që kombinon një abonim të Netflix si dhe programet e gjigandit të njohur mediatik.
Sky Ultimate TV në Sky Q do të vijë me një çmim 25 £, për të cilën platforma thotë se është çmimi më i ulët në dispozicion për këtë kombinim. Çmimi më pas do të rritetnë 29 £ në muaj pas periudhës së ofertës hyrëse.
Liz Wynn, Drejtor i Menaxhimit në Sky TV tha: “Me fillimin e Sky Ultimate TV, të gjithë klientët tanë do të marrin programet më të kërkuara në Sky TV dhe Netflix për një 25 £ në muaj.”
Sky Ultimate TV përfshin Netflix Basic, që do të thotë se klientët duhet të shtojnë paketën HD (6 £ në muaj) për ta kaluar atë në Netflix Standard dhe kanale HD premium. Abonentët me paketën HD mund të shtojnë gjithashtu Ultra HD (4 £ në muaj)./IMA/