IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

IMA Awards 2017 | Fituesit e Çmimeve të Televizionit

by IMA Redaksia
2018/01/09
in IMA Awards News, TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
IMA Awards 2017 | Fituesit e Çmimeve të Televizionit

Me edicionin e pestë të IMA AWARDS, çmimet që vlerësojnë personazhet dhe programet televiziv gjatë një viti sollën për publikun midis datave 1 Dhjetor 2017 deri më 31 Dhjetor 2017 mundësinë e votimit online në portalin e IMA për të përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet Shqiptare ashtu dhe për ato Kosovare.

ADVERTISEMENT

Në çmimet për televizionin shqiptar, ndryshe nga edicionet e kaluara publiku ka vendosur ta ndajë tortën e votimit midis televizioneve kombëtare.

Arbana Osmani, ka marrë sërish preferencën e publikut duke u shpallur si Prezantuesja më e mirë, ndërsa Turjan Hyska si Prezantuesi më i Mirë.

Si personazh zbulim i vitit nga publiku është votuar Andi Vrapi i cili erdhi si imazhi i ri i edicionit të kaluar televiziv me shfaqjen e parë në “Thumb”, që është shpallur gjithashtu si Formati më i Mirë Showbiz në ABC News. Mirela Milori nga i njejti televizion ka arritur të triumfojë në kategorinë e Spikerit më të Mirë të Lajmeve me një garë tepër të fortë me Erion Dushin nga Top Channel që në fillimin e votimit.

Best Albanian Act, kategoria që vlerëson artistët shqiptarë të njohur tashmë ndërkombëtarisht është marrë nga Dua Lipa, vajza me origjinë nga Kosova e cila po korr sukses në tregun muzikor botëror ka arritur të jetë më e votuara.

Televizioni Klan ka arritur të rrëmbejë 6 çmime në kategorinë e formateve televiziv. Në rradhët e formateve televizioni kombëtar ka arritur të triumfojë me “Opinion” (Formati më i Mirë i Debatit dhe Politikës), “Rudina” (Formati më i Mirë i Pasdites), dhe emisionin investigativ “Stop” nën drejtimin e Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelaj, si edhe dy seriale “Si ta Quaj Këtë Dashuri” si seriali më i mirë Soap/Telenovela dhe “Fate të Kryqëzuara” si seriali më i mirë Turk. “E Diela Shqiptare” nga Ardit Gjebrea ka arritur të fitojë çmimin e Formatit më të Mirë Show/Entertainment. Tv-Klan.al, gjithashtu është shpallur si Portali më i mirë Televiziv.

Vizion Plus gjithashtu është vlerësuar me My Living si Formati më i Mirë LifeStyle.

Televizioni Ora News është shpallur në IMA Awards, si Televizioni Informativ më i Mirë. IN TV, është vlerësuar me çmimin Televizioni më i Mirë Muzikor/Entertainment. Në kategorinë e re “Digital TV”, televizioni pjesë e platformës “Tring”, Living HD është shpallur fitues i këtij edicioni.

“Vështrim Kritik (VK)” në Tema TV në bashkëpunim me “Çmendina”, ka marrë pëlqimin e publikut si “Formati më i mirë i Satirës”.

“Dua të të Bëj të Lumtur” nga Arbana Osmani ka rezultuar fitues në kategorinë e Formatit Risi të Vitit. Top Channel gjithashtu ka fituar edhe Formatin më të Mirë Sportiv me emsionin “Procesi Sportiv”. “Portokalli” vazhdon të jetë sërish preferenca e publikut me çmimin e Formatit më të Mirë të Humorit, ndërkohë edhe “Top Show” nga Alban Dudushi është shpallur si Formati më i Mirë Talk Show. Eventi që erdhi për herë të parë në Shqipëri, “Top Music Awards” ka marrë votimin e shikuesëve si Formati më i Mirë Event ndërkohë  “Wake Up” nga Eno Popi dhe Isli Islami ka fituar sërish në këtë edicion si Formati më i Mirë i Mëngjesit. “Në Shtëpinë Tonë” morri gjithashtu një numër të madh votash nga shikuesit në kategorinë Formati më i Mirë i Mëngjesit. Top Channel vazhdon të triumfojë në këtë edicion edhe në kategorinë e serialeve, ku “Skuadra Antimafia” ka arritur të marri vendin e Serialit më të mirë Ndërkombëtar.

Këtë vit çmimi special i stafit të IMAlbania.com, i takon padyshim Albana Osmanit me nismën e saj “Ti Je Një Luledielli”, e cila ka ardhur si propozimi i parë dhe i vetëm për këtë edicion në kategorinë tonë të veçantë.

IMA Awards 2017 | Çmimet e Televizionit – Shqiptar

Fituesit për Kategorinë Televizioni më i Mirë

1 of 5
- +

Fituesit për Kategorinë Personazhi Televiziv

1 of 6
- +

Fituesit për Kategorinë Formati Televiziv

1 of 15
- +

Fituesit për Kategorinë Seriali Televiziv

1 of 3
- +

 

Klan Kosova ashtu si kanali i tij simotër në Shqipëri, ka marrë për herë të tretë këtë edicion, çmimin si Televizioni më i Mirë Gjeneralist, dhe Formatin Edicionit më të mirë Informativ. Po ashtu, edhe çmimet Formati më i Mirë i Pasdites me Ora e Pasdites si edhe Prive që është vlerësuar  si Formati më i mirë Showbizz.

RTV 21 ka fituar çmimin e Formatit më të Mirë të Fundjavës me “1 Kafe me Labin”. “Mirëmëngjes Kosovë”, formati i mëngjesit në RTK 1 ka marrë pëlqimin e Formatit më Të Mirë të Mëngjesit.

ADVERTISEMENT

O Sa Mirë është votuar si Seriali Kosovar më i Mirë.

IMA Awards 2017 | Çmimet e Televizionit – Kosovar

1 of 7
- +
Previous Post

Erjona Rusi ‘braktis’ “Pasditja Ime” për një tjetër ekran

Next Post

VIDEO | Plas sherri mes gazetareve në studio: Mos më jep mua leksione…

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
VIDEO | Plas sherri mes gazetareve në studio: Mos më jep mua leksione…

VIDEO | Plas sherri mes gazetareve në studio: Mos më jep mua leksione…

Starton sot seriali më i ri në Tv Klan

Starton sot seriali më i ri në Tv Klan

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA