Big Brother Albania 7 nga 22 shkurti?!

Burime të besueshme brënda stafit të TCH, bëjnë të ditur për IMAlbania.com se stafi realizues i reality show-t Big Brother, ka planifikuar nisjen e edicionit të shtatë duke filluar nga data 22 shkurt!

Data e përfolur na bënë të dyshojmë duke marrë parasysh që punimet për ndërtimin e shtëpisë së re të BBA 7, nuk kane filluar ende plotësisht! Por çdo gjë mund të ndhodh pasi këtë edicion në BBA 7, kemi nje autore të re ku siç ju kemi informuar ekskluzivisht edhe me parë, është Zefina Hasani, e cila të hënën e ardhshme mbyll edicionin e katërt të suksesshëm të Dancing With The Stars, ku bëri një realizim shumë cilësor ne rolin e autores.

zefina-hasani

Theksojmë që data e mësipërme është ende e pakonfirmuar, dhe stafi realizues ende nuk ka filluar me punimet e këtij sezoni.
Ne ju ftojmë të klikoni webfaqen tonë zyrtare dhe të vizitoni edhe faqet tona në rrejtet sociale, pasi ditët në vijim do jenë të mbushura plot informacione mbi BBA dhe programet e reja që pritet të nisin në këtë sezon.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.