IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Bllokimi i “MEDIUM”, dokumenti i IMA dhe protestat në rrjet detyrojnë AKEP të reagojë

by Rezalt Justin Kasaj
2020/04/21
in IMA, WEB
Reading Time: 4 mins read
A A
Bllokimi i “MEDIUM”, dokumenti i IMA dhe protestat në rrjet detyrojnë AKEP të reagojë

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka reaguar pas diskutimeve të mëdha që u hapën në mediat sociale për bllokimin e domaineve të ndryshme ndër t’o faqet pornografike por dhe së fundmi një listë e gjerë faqesh internetit të cilat transmetonin ilegalisht përmbajtje me të drejtat e autorit.

ADVERTISEMENT

Ishte InfoMedia Albania ajo që në të dy rastet transmetoi informacionin e para duke zbardhur dokumentat ekskluzive të AKEP dhe AMA dërguar ISP-ve.

Debati më i madh u hap në fillim të kësaj jave, ku në një listë të publikuar nga IMA, me kërkesë të Ermal Mamaqit pranë AMA për bllokimin e disa linqeve që cënonin të drejtën e autorit për transmetime ilegale të producentit dhe artistit, gjendej dhe platforma e njohur mediatike “MEDIUM”. Kjo e fundit u bllokua nga ISP-të me urdhër të AKEP në zbatim të kërkesës së AMA.


LEXO EDHE : EKSKLUZIVE | Transmetonin filmat e Ermal Mamaqit, AMA dhe AKEP mbyll faqet e internetit

Vazhdon lufta kundër piraterisë televizive, AKEP bllokon 120 faqe interneti pirate

AKEP urdhër ofruesëve të Internetit për bllokimin e faqeve pornografike

 

 


Bllokimi i “MEDIUM” u pa për anëtarët e shoqërisë civile si një cënim i lirisë së medias, duke akuzuar se qeveria është duke u përpjekur për të vendosur çensurë mbi median, tashmë përmes AKEP. Në rrjetet sociale u krijua nje diskutim i gjate, gjithashtu u shpërnda dhe një peticion online.

Duke u nisur nga publikimi i këtyre materialeve nga InfoMedia Albania, AKEP është detyruar të dali në një deklaratë në të cilën shprehet se “konstaton me shqetësim qarkullimin, veçanërisht në rrjete sociale, të informacioneve të shtrembëruara dhe të pabaza lidhur me kufizimin e aksesit në rrjet të disa domain dhe faqe interneti nga sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve elektronike.”

ADVERTISEMENT

Përmes deklaratës AKEP shprehet se nuk shqyrton apo komenton ndërveprimet e institucioneve ligjzbatuese siç janë AMA, apo organet e drejtëssisë, Policia e Shtetit dhe Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF).

Më poshtë deklarata e plotë e AKEP:

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) konstaton me shqetësim qarkullimin, veçanërisht në rrjete sociale, të informacioneve të shtrembëruara dhe të pabaza lidhur me kufizimin e aksesit në rrjet të disa domain dhe faqe interneti nga sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve elektronike.

Nuk është praktikë e AKEP të shqyrtojë apo të komentojë ndërveprimet e shoqërisë së informacionit dhe aq më pak udhëzimet që i përcillen nga institucionet ligjzbatuese dhe vendimmarrëse të kufizimeve në lidhje me përmbajtjet e paligjshme ose të dëmshme, sipas rregullimeve përkatëse ligjore në fuqi, siç janë Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA), organet e gjyqësorit dhe të ndjekjes penale, Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF).

Udhëzimet për bllokimin e aksesit në rrjete të domain apo faqeve të caktuara në internet, si dhe përcaktimi, apo listimi i tyre, nuk janë as nisëm dhe as veprimtari mbikqyrëse e AKEP, por vendime të organeve të sipërpërmendura. Në bazë të nenit 2 të Ligjit Nr. 9918/2008 për komunikimet elektronike, AKEP nuk ka tagër të shqyrtojë dhe të ndërhyjë në përmbajtje të këtyre faqeve, për pasojë as të gjykojë nëse u duhet bllokuar apo kufizuar aksesi dhe në ç’masë duhet të ndodhë kjo. Detyra e AKEP, në këtë rast, është vetëm t’i përcjellë sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (Internet Service Providers), subjekte të ligjit për komunikimet elektronike dhe kuadrit rregullator të tij, udhëzimet përkatëse nga organet vendimmarrëse, pa rishikim, modifikim, apo ndërhyrje të njëanshme.

Ndërfaqen komunikative midis këtyre organeve dhe sipërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve elektronike, AKEP e kryen prej hyrjes në fuqi të Rregullores Nr. 47, datë 26 tetor 2017, “Për zbatimin e autorizimit të përgjithshëm”, në përputhje me nenin 15 të ligjit për komunikimet elektronike:

“Për transmetimet e përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme mbi bazën e një vendimi të marrë nga organet kompetente të parashikuara në legjislacionin respektiv, zbatohen kufizime. Sipërmarrësi/subjekti që ofron rrjetin dhe ose shërbimin/et e komunikimeve elektronike, ka detyrimin ligjor që të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për zbatimin e kufizimit të kërkuar. AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit, subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit të kësaj përmbajtje”.

AKEP, për sa parashikohet më sipër, vepron në mbështetje dhe për të lehtësuar komunikimin mes organeve vendimmarrëse të këtyre kufizimeve dhe sipërmarrësve subjekt të këtij ligji. Për këtë arsye, dhe në kuadër të transparencës institucionale, çdo shkrese përcjellëse të AKEP në adresë të sipërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve elektronike, i bashkëlidhet vendimi i organit përkatës. Bëjnë përjashtim, rast pas rasti, udhëzimet e organeve gjyqësore apo të ndjekjes penale, për shkak të ruajtjes së diskrecionit hetimor.

Në kushtet kur prej vitesh një procedurë e tillë është në zbatim dhe nuk ka ngjallur shqetësime të qenësishme, pasi konform legjislacionit në fuqi – vetëm në 2019, AKEP i janë dërguar për zbatim kërkesa nga AMLF për kufizime në 8000 domain/faqe të lojrave të fatit dhe në rreth 86 domain/faqe me përmbajtje të cilësuara të jashtëligjshme nga AMA – AKEP do të vijojë me profesionalizëm dhe transparencë detyrat e tij ligjore, përfshirë këtu edhe përditësimin e dokumentave rregullatorë që koordinojnë marrëdhëniet e tij institucionale me autoritetet vendimmarrëse në fushën e shoqërisë së informacionit dhe më gjerë.

Tags: AKEPAMFLAutoriteti i Mediave AudioviziveBLLOKIM DOMAINimaMEDIUMREAGIM
Previous Post

Netët e Klipit Shqiptar nuk do të mungojë edhe këtë vit, edicioni i 17-të shumë shpejt në RTSH 1

Next Post

Bilanci i COVID -19, më shumë se 2 milion e 400 mijë të infektuar në mbarë botën

TË NGJASHME

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram
WEB

“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram

Mbyllja dhe kufizimi i një numri të madh llogarish shqiptare në Instagram gjatë javëve të fundit mund të ketë qenë...

by IMA Redaksia
Sht 19, 2026
WEB

TikTok fshin mbi 2 mijë materiale pas raportimeve nga Shqipëria/ Dhuna, përmbajtjet me të mitur dhe pirateria në krye

Mbi 2 mijë foto, video dhe materiale audio janë hequr nga TikTok pas raportimeve të administruara në bashkëpunim me Autoritetin...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh
WEB

YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh

Për gati 36 vite, IMDb ka qenë një nga databazat kryesore të industrisë së filmit dhe televizionit, ku një emër...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur
WEB

Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur

Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, **Douglas Costa**, ka bërë një hap të ri dhe të pazakontë në karrierën e tij...

by IMA Redaksia
Sht 5, 2024
AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale
WEB

AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka raportuar fshirjen e 112 videove me përmbajtje piraterie nga platforma TikTok, pak ditë pas...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2024
Next Post
Bilanci i COVID -19, më shumë se 2 milion e 400 mijë të infektuar në mbarë botën

Bilanci i COVID -19, më shumë se 2 milion e 400 mijë të infektuar në mbarë botën

Shuhet në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjizori Rikard Ljarja

Shuhet në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjizori Rikard Ljarja

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA