Miss India, Dempile Chetan Patel, u shpall të premten fituese e spektaklit ndërkombëtar të bukurisë “The Miss Globe”, organizuar nga “Deliart Assosiation”, në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar. Shoqëruese e parë u shpall “Miss Kolumbia” dhe shoqëruese e dytë u shpall “Miss Shqipëria”.
Vajzat konkurrente nga mbi 40 shtete të botës prezantuan bukurinë e tyre, por edhe vendet e tyre në finalen e madhe. Spektakli u prezantua nga Iva Mera dhe aktivistiti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj.
Regjisori i “The Miss Globe” ishte Petri Bozo, ndërsa skenari i Alda Bidës dhe Alida Cenaj. Spektakli i bukurisë “Miss Globe” rikthehet në Shqipëri, vendi ku është organizuar për më shumë se 10 vite, e që këtë herë, përveçse mikpritës, është edhe zotërues i patentës origjinale.