Ne një mbrëmje gala në Milano, Eutelsat TV Awards shpalli fituesit, për disa kategori të veçanta ku një juri e pavarur gazetarësh, autorë formatesh dhe kritik të medias votuam për televizionet më të mira, përsa i përket programacionit, të rejave inovative që ato kanë sjellë por edhe audiencës.
Juria ishte nën drejtimin e Duilio Giammaria i RAI. Ata patën mundësinë të zgjidhnin midis 120 kanaleve në 37 vite. Çmimet u dhanë mbrëmjen e djeshme në një event me pjesëmarrjen e rreth 350 personazhesh televiziv.
Më poshtë gjenden edhe fituesit në kategoritë përkatëse!
Për herë të parë, Çmimi i Publikut iu dha 2STV në Senegal, një kanal në kontinentin Afrikan. Eutelsat gjithashtu vlerësoi me një Çmim Special edhe një kanal Rus, Tricolor TV i cili ka sjellë për herë të parë teknologjinë HD, dhe gjithashtu për herë të parë në historinë e televizionit rus teknologjinë e fundit ULTRA HD.









