IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Carrie, Rudina, Oprah, Majlinda dhe ju pak zotërinj!

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Carrie, Rudina, Oprah, Majlinda dhe ju pak zotërinj!

Nga Mira Kazhani

ADVERTISEMENT

Sot(dje), një nga gazetaret e vjetra të BBC-së, shefe e zyrës në Kinë, Carrie Grace, postoi një letër në blogun e saj. Gazetarja publikoi lajmin e largimit nga zyra e BBC-së, pas një bashkëpunimi 30-vjetësh, për shkak se mori vesh se ishte paguar shumë më pak se burrat për të njëjtën punë, për 30 vite rresht.

Po sot(dje), herët në mëngjes, Instagrami zjeu me thënien e Oprah Wifrey, amerikanes me ngjyrë, ndër më të paguarat në televizionet amerikane. Golden Globes, i cili iu dedikua të drejtave të grave, ishte një spektakël zemre, zonjash dhe siç do thoshte prezantuesi i Gloden Globes, Seth Meyers – në fillim të fjalës së tij – edhe pak zotërinjsh! Por ishte edhe një natë nervoze për burrat e Hollivudit, si kurrë ndonjëherë!

Amerika po gëlon nga deklaratat e disa grave, që kanë vendosur të çelin veten, megjithë sekretet e tyre, për ngacmimet seksuale, me kryesuesin e listës Harvey Weinstein apo dhe Woody Allen!

Po në mëngjes, sot(dje), një gazetare në Shqipëri, që ka bërë historinë e saj të grave në televizion dhe media, mblodhi stilolapsat, lap top-in, këmishën e bardhë tek grimi dhe mbylli dritaren, sepse nga dera hyri një burrë tjetër. Rudina Xhunga ka vendin e vet në këtë historinë tonë modeste të grave gazetare, e cila si talentin ashtu edhe emocionet nuk i ka fshehur nga një dritare në tjetrën. Por iu desh asaj të hapte rrugë, edhe pse kish burra plot në televizionin ku punonte deri sot në mëngjes.

Brenda një dite, siç e shihni, kanë ndodhur në vijë ajrore pak a shumë të njëjtat histori, me një trajtë, një moral, një sistem, një mentalitet, një paragjykim,  veç me personazhe, gjuhë e vende të ndryshme!

ADVERTISEMENT

Qëndrojmë në Shqipërinë tonë dhe hedhim pak më tutje shikimin e ndërgjegjes.

Në Shqipëri, vetëm gratë e Eni Vasilit (“Unë kam vrarë”, libri me intervistat e transkriptuara të gazetares) kam parë që kanë vrarë, se nga ato gratë që njoh unë, veç i kanë vrarë.

Majlinda Bregun e vranë në fushatë dhe shpërndanë edhe trakte se do ta ftonte kundërshtari në qeveri. Kundërshtari nuk po do gratë e qeverisë së vet, jo më Majlindën e Doktorit! Siç u pa edhe me fjalë dhe me provë, Majlindën e vranë se kish ecur shumë larg! Në parti ishte rivalja kryesore e Lulzim Bashës, jo me fantazi por me sondazhe. Një grua qërohet nga skena më kollaj se një burrë. Një grua e vret lehtë fare, edhe me një fjalë!

Majlindën e pashë se si e vranë me dhunë të ftohtë, pak e nga pak! Sa herë e mendoj, dhe ia kam thënë edhe ballaz  (se e njoh edhe si ish- studente por edhe si gazetare në tërë këto vite), se megjithëse nuk i pushoi kurrë goja duke folur për gratë, si për ironi të fatiti, nuk shpëtoi dot veten nga dhuna e politikës.

E dashur Carrie Grace (ke emër dhe mbiemër shumë të bukur). Kur ankohesh ti për rrogën, të drejtat, veç ta dish se çfarë bëhet në Shqipëri! Këtu, edhe po u dorëzove, thjesht mbetesh pa punë! Diferencat në pagë, burrë-grua në Shqipëri janë 6.3 për qind. Edhe pse vajzat që shkollohen janë 64 për qind dhe djemtë vetëm 26 për qind.

Burrat në profesionin tonë nuk janë të paguar, janë pothuaj kokë më kokë me pasanikët, kryeministrat, se me ministra nuk e ulin veten!

Kanë vila, udhëtojnë nëpër botë, vishen dhe ata tani sipas modës! Askush nuk thotë i paçin harram, por grave iu numërojnë edhe këpucët, edhe kur ndërrojnë modelin e flokëve! Në panele të rëndësishme edhe gratë ftojnë vetëm burra, se burrat e famshëm çështjet e kombit i zgjedhin, sigurisht, vetëm me burra! Po të jesh e bukur, jeton si gjelat që i ushqejnë mirë dhe i presin për Vit të Ri.

No alternative!

Një shkrimtar i madh i yni, më tregonte para disa vitesh, në një paradite gushti, se sa shumë e lodhnin pushimet si sistem. I dukeshin si aksion dhe teksa më tregonte për historinë e Nomadëve dhe sedentarëve, veçoi urrejtjen e të parëve për gratë. Gratë mbeteshin shtatzënë dhe nuk ecnin dot, lindin bebe dhe duhet të jepnin gji, kishin dhimbje në mitër kur vinin ato ditët e muajit.

E pushova ndjenjën time paditëse atë ditë, duke menduar se një urrejtje që e ke në gjak nuk e shëron dot as me puthje, as me punë, as me pritje, as inteligjencë, as me optimizëm, as me dinakëri, as me talent, por vetëm me durim! Kështu, ne këtej durojmë ende, edhe pse është viti 2018!

Por, siç thotë një tjetër shkrimtar i madh, me sy me bisht, por jo tamam si ato të Kinës, ku punove ti, japnonezi Haruki Murakami: Ndoshta është urrejtje në gjak, xhelozi, krizë maskuliniteti, tronditje pushteti, por kur humb një grua, ke humbur të gjitha gratë!/Tiranapost.al

Previous Post

Pas largimit të Rakipit në Top Channel, ja çfarë do të bëjë Fatos Lubonja!

Next Post

VIP-at shqiptarë të mbledhur në një fermë: Ky është emisioni i radhës ku do të prezantojë Marina Vjollca!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
VIP-at shqiptarë të mbledhur në një fermë: Ky është emisioni i radhës ku do të prezantojë Marina Vjollca!

VIP-at shqiptarë të mbledhur në një fermë: Ky është emisioni i radhës ku do të prezantojë Marina Vjollca!

Pas “Ferma”, një tjetër program reality vjen në TV Klan!

Pas "Ferma", një tjetër program reality vjen në TV Klan!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA