Lajmi për largimin e Arian Cantit dhe Zonë e Lirë nga TV Klan mbetet ende i pakonfirmuar, e megjithatë kanë filluar të xhirojnë zëra në media se tashmë Aleksandër Frangaj e ka zevendësuesin e tij.
Debati midis gazetarit dhe moderatorit Arian Cani dhe pronarit të TV Klan ka bërë që mardhënia e tyre profesionale disa vjecare të marrë fund duke lenë bosh një hapsirë të rendësishme televizive si atë të të premtes në primetime. Sipas disa burime jo zyrtare këtë ditë në sezonin e ri të TV Klan do ta mbulojë Ermal Mamaqi me formatin e tij 6 Dite pa Ermalin, i cili një ditë më parë arriti marrëveshjen me TV Klan, pasi vendsoi të tërhiqej nga Digitalb për një ofertë më të mirë.