ESC 2018 – Si të votoni në gjysëmfinalen e parë

Teleshikuesit në shtëpi dhe juritë profesionale do të vendosin, se cilat nga 10 këngët konkurruese, do të shkojnë në natën finale.

Teleshikuesit, në sejcilin prej vendeve pjesmarrëse në këtë gjysëmfinale, janë të ftuar që të votojnë duke përdorur aplikacionin zyrtar (Eurovision App) me thirrje telefonike edhe /ose duke dërguar një mesazh (SMS) në numrat përkatës të cilat shfaqen në ekranin e televizionit, në vendin ku banoni.

Në Shqipëri, transmetimi i drejtpërsëdrejtë i të gjitha netëve të festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest 2018” do të bëhet nëpërmjet valëve të Radio Televizionit Publik Shqiptar në kanalet RTSH 1 HD / RTSH Muzikë / Radio Tirana.

Gjysëmfinalja e parë (merr pjesë edhe Shqipëria) 8.Maj 2018 / ORA 21.00

Si të votoni:

Shkarkoni aplikacionin zyrtar të Eurovisionit duke shtypur në modelet përkatëse të smartfonit tuaj;

Për telefonat me sistemin Windows

Për telefonat me sistemin Android

Për telefonat me sistemin IOS iPhone

*Të gjitha oraret e transmetimit janë në orën lokale të vendit përkatës:

🇦🇿Azerbajxhani SMS 03 në 9450

8 Maj ora 23.00 në ITV

🇮🇸Islanda SMS 03 në 90099 ose telefono 9009903

8 Maj ora 19.00 në RÚV / RÚV HD

🇦🇱Natyrisht që nuk votojmë dot për këngën tonë, por për të votuar për të tjerat dërgoni një SMS me nr e XX këngës tuaj të preferuar në 54345

8 Maj ora 21.00 – RTSH 1 HD / RTSH Muzikë / Radio Tirana

🇧🇪Belgjika SMS 03 në 6020 ose telefono në 090556704

8 Maj ora 21.00 në La une / één

🇨🇿Çekia SMS 03 në 9061113

8 Maj ora 21.00 në ČT2 HD

🇱🇹 Lituania SMS 03 në 1667

8 Maj ora 22.00 në LRT 1

🇮🇱 Izraeli SMS 03 në 5000

8 Maj ora 22.00 në כאן 11‎

🇧🇾 Bjellorusia SMS 03 në 2880 ose telefono në nr 881010103

8 Maj ora 22.00 në Беларусь 1

🇪🇪 Estonia SMS 03 në 15330 ose telefono në nr 90070

8 Maj ora 22.00 në ETV

🇧🇬 Bullgaria SMS 03 në 17500

8 Maj ora 22.00 në БНТ 1

🇲🇰 Maqedonia SMS 03 në 1491 ose telefono në nr 149101

8 Maj ora 21.00 në MPT 1

🇭🇷 Kroacia SMS 03 në numrin e treguar në ekran

8 Maj 21.00  në HRT 1

🇦🇹 Austria SMS  03 në 090105905 ose telefono në 090105905

8 Maj ora 21.00 në ORF Eins HD

🇬🇷Greqia SMS 03 në 19995 ose telefono 9011119903

8 Maj ora 22.00 në EPT 1 / EPT HD / ERT World

🇫🇮Finlanda SMS 03 në 17163 ose telefono në 070071703

8 Maj ora 22.00 në YLE TV1 & YLE Fem

🇦🇲 Armenia SMS 03 në 5001 ose telefono në 09009903

8 Maj ora 23.00 në 1TV

🇨🇭 Zvicra SMS 03 në 377 ose telefono në 09015449

8 Maj ora 21.00 në  SRF 1 / RTS Deux / RSI La 2

🇮🇪 Irlanda SMS 03 në 53535 ose telefono në 15137172

8 Maj ora 20.00 në RTÉ One

🇨🇾Qipro SMS 03 në 5511

8 Maj ora 22.00 në PIK

Gjithashtu ju sot mund të votoni edhe nga Spanja, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar (Anglia (Anglia,Uellsi,Skocia & Irlanda e Veriut)

🇪🇸 Spanja SMS 03 në 25152 ose telefono në 905810103

8 Maj ora 21.00 në La 2

🇵🇹Portugalia telefono në 760300804

8 Maj ora 20.00 në RTP 1 / RTP International

🇬🇧 Mbretëria e Bashkuar (Anglia,Uellsi,Skocia & Irlanda e Veriut) telefono në 6225204 nga telefoni celular ose telefono në 09015225204 me telefon fiks.

8 Maj ora 20.00 në BBC 4

Votimi hapet pasi të ketë përfunduar performanca, e këngës së fundit pjesmarrëse, dhe zgjat rreth 15 minuta.

Televotimi do të vendosë 50% të rezultatit përfundimtar. Juritë profesionale në çdo vend pjesmarrës në këtë gjysëmfinale, janë gjithashtu të detyruara që të japing votën e tyre. Juritë profesionale, vendosin për  50 % e mbetur të rezultatit përfundimtar.

Sejcila juri, përbëhet nga 5 persona (përfshi këtu edhe kryetarin e jurisë) dhe është e njëjta juri e cila do të votojë edhe në finale.

Enti organizator i Eurovisionit, i cili quhet EBU (European Broadcastin Union), ka si partner për mbledhjen e televotimit publik, kompaninë gjermane Digame GMBH. Kjo kompani do të merret me numërimin e votive, ato të jurive dhe ato të publikut, dhe në fund do të shpallë rezultatin përfundimtar, për shembull se cili vend merr 12 pikë, apo 10 pikë e kështu me rradhë.

Sipas traditës, në Eurovision jepen 12, 10 dhe 8-1 pikë. Vendet që nuk e arrijnë listën e 10 vendeve më të votuara, nuk marrin pikë.

Gjithashtu, televotuesit dhe juritë profesionale nuk votojnë dot për vendin të cilin përfaqsojnë. Për shembull, juria dhe televotuesit në Shqipëri, nuk munden dot që të votojnë për Shqipërinë.

Nëse dy këngë dalin me pikë të barabarta, atëherë është rezultati i televotuesve ai i cili vendos se kush këngë merr më tepër pikë, ose fiton.

Vendet pjesmarrëse,  të cilat mund të votohet të martën në mbrëmje (për Shqipërinë votohet me kodin 03) dhe radiotelevizionet e tyre përkatëse sipas rradhës të paraqitjes janë;

01.Azerbajxhani (İTV)

02.Islanda (RÚV)

03.Shqipëria (RTSH 1 HD / RTSH Muzikë / Radio Tirana) teleshikuesit në Shqipëri, nuk mund të votojnë për Shqipërinë)

04.Belgjika (Éen & La Une)

05.Çekia (ČT2 HD)

06.Lituania (LRT)

07.Izraeli (כאן 11‎))

08.Bjellorusia (Belarus 1 & Belarus 24)

09.Estonia (ETV)

10.Bullgaria (BNT)

11.Maqedonia (MPT 1)

Sllovenia (RTV SLO 2 & Radio Val 202 & Radio Maribor)

12.Kroacia (HRT 1)

13.Austria (ORF eins HD)

14.Greqia (EPT 1 & ERT World)

15.Finlanda (Yle TV2 & Yle Fem)

16.Armenia (1TV)

17.Zvicra (SRF Zwei & RTS Deux & RSI La 2)

18.Irlanda (RTÉ)

19.Qipro (ΡΙΚ)

Në këtë gjysëmfinale, teleshikuesit  dhe juritë profesionale në Spanjë, Portugali & Mbretërinë e Bashkuar,  do të munden të votojnë (kjo gjë u vendos nga shorteu) Ata mund ta ndjekin Eurovisionin në radiotelevizionet përkatëse të sejcilit vend;

Spanja (La 2)

Portugal (RTP 1)

Mbretëria e Bashkuar (BBC Four)

Ju mund t’a ndiqni Eurovisionin edhe nga vendet e tjera pjesmarrëse,  që marrin pjesë në gjysëmfinalen e dytë ose ato direkt në finale, gjithashtu edhe nga Kina (Hunan TV), Kazakistani (Khabar TV), Zelanda e Re (UKTV), SH.B.A (Logo TV*).

Për më tepër informacion mbi oraret e transmetimit, në vendin ku ju banoni, shikoni skedën programore.

10 vendet të cilat arrijnë në finale, do të shpallen menjëherë afër përfundimit të gjysëmfinales. Shpallja e këtyre 10 vendeve, nuk bëhet sipas rezultatit të arritur, por në mënyrë sporadike. Rezultati i plotë i gjysëmfinaleve, ku shikohet sesa pike kanë marrë sejcili vend përfaqësues, shpallet menjëherë pas përfundimit të natës finale në faqen zyrtare të Eurovizionit www.eurovision.tv

*Transmetim i natës finale.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.