Me moton “Eja në Festival” RTSH ka nisur ftesën të gjithë artistëve që do të duan të jenë pjesë e edicionit të 57-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Me një spot televiziv ku shfaqen disa prej emrave më të mirë të muzikës së lehtë shqiptare, si fituesi në fuqi Eugent Bushpepa, Elton Deda, Bojken Lako, Eneda Tarifa, Orgesa Zaimi, Era Rusi dhe Rozana Radi, RTSH ka nisur nga sot fazën e parë përgatitore për festivalin e fundvitit.
Ndërkaq Radio Tirana do të jetë stacioni i parë që do të mirëpres krijimet e artistëve që do të duan të prekin skenën e Eurovision vitin e ardhshëm.