Fatma sulmon Viola Spiron: Ti nuk je gazetare!

Gazetarja dhe moderatorja Fatma Haxhiu ka nisur një debat në distancë me Viola Spiron. Kjo e fundit është konkurente në ‘Dance With Me’ në Tv Klan, e sipas Fatmës prezantimi i saj si gazetare në këtë show është diçka e fryrë.

“Fejsbuku paska ndaluar per pak mbreme,hmmm i ndali fryma kur degjoi qe Viola Spiro eshte gazetare”, shkruan Fatma në rrjetin social Facebook.

“Viola eshte nje goce shume e bukur dhe po, ka qene bashkeprezantuese e nje emisioni sportiv…po te thuash gazetareeee, nuk e di ca ngeli t’i thuash atyre qe kane studiuar e punuar per vite ne kete profesion. Pse e kemi kaq te veshtire t’i japim njerzve titujt qe kane dhe meritojne, pa i fryre palidhje”, shkruan me tej Fatma.

Marrë nga JavaNews (i paredaktuar)

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.