Fest 55 | Një këngëtare largohet nga festivali i RTSH, ja kush e zvëndëson

Tashmë një këngëtare më pak në Festivalin e Këngës këtë edicion.

Bëhet fjalë Edona Vatoci e cila ka publikuar këngën në një version jozyrtar, përpara datave zyrtare të eventit, duke thyer kështu rregullat e Festivalit të RTSH.

Sipas njoftimit të produksioni ky vendim ishte konsensual nga ana e të dyja palëve dhe që hyn në fuqi menjëherë.
Kënga e cila i shtohet listës së këngëtarëve pjesëmarrës duke zvëndësuar këngëtaren Kosovare shtë kënga e Xhejni Lito, me titull “Pritja”, me muzikë dhe tekst të Indrit Lelos.

“Kjo këngë është zgjedhur nga drejtuesit e festivalit, pas një vendimi unanim dhe pasi u shqyrtuan me kujdes të gjitha këngët që janë prezantuar në fazën e parë të konkurimit.” – njofton festivali.

/imalbania.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.