Fest’ 58, ja kur do të këndojë Mahmood-i në Pallatin e Kongreseve!

Pak ditë më parë mësuam se një nga të ftuarit special që do të ngjitet në skenën e Festivalit të 58-të të Këngës është artisti i famshëm italian Mahmood.

Nëse nuk keni rezervuar akoma një biletë për natën e parë në Mytickets.al duhet të nxitoni se krahas 10 hiteve që këngëtarët shqiptarë do të sjellin, Mahmood do të performojë një kolazh nga hitet e tij më të fundit.

“Soldi” dhe “Barrio” do të performohen për herë të parë në një skenë shqiptare nga Mahmood-i i shoqëruar nga efektet special të skenës së Festivalit të Këngës.

Dimë t’ju themi vetëm që ka surpriza për ata që do të jenë në sallë!