Këshilli Kombëtar i Medias: Qeveria të tërheqi draftin e ligjit “antishpifje”!

Përfaqësues të medias kërkojnë nga qeveria të tërheqë draftin e ligjit antishpifje, i cili parashikohet të kalojë për miratim në kuvend, brenda këtij muaji. Shoqatat e gazetarëve zhvilluan një tryezë diskutimi për të përafruar qëndrimet kundër draftit, që sipas tyre në rast se miratohet “do të burgosë fjalën e lirë”. Për gazetarin e RTSH Bardhi Sejdarasi, theksi i thirrjes ndaj qeverisë duhet të vihet tek tërheqja e këtij drafti. Ndrësa Enton Abilekaj, e cilësoi draftin e propozuar nga qeveria, si kapje të pushtetit të katërt dhe ftoi gazetarët të mbështesin deklaratën kundër paketës së qeverisë. Për Kreun e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, grupimi më i madh i gazetarëve profesionistë, Zoti Aleksandër Çipa, deklarata duhet të parashikojë edhe radikalizim të qëndrimeve, nëse qeveria nuk do të reflektojë. Drafti i ligjit “Antishpifje“ forcon më shumë rolin e Autoritetit të Mediave Audio-Vizive dhe të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare, që sipas gazetarëve zëvendësojnë rolin e gjykatave.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.