Genta Ismajli ndihet e bekuar. Kështu shprehet këngëtarja në foton e fundit të postuar në Instagram ku reagon për herë të parë pas lajmeve për shtatzëni. “Ndihem e bekuar, ju dua të gjithëve”-shprehet Genta.
Lajmet e shtatzënisë së saj prej kohësh qarkullonin, por vetëm së fundmi u vërtetuan, kur në një video në Tik tok këngëtarja shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
Genta është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe ende pritet të zbulohet gjinia e fëmijës.
Deri tani këngëtarja ka preferuar të thotë vetëm kaq për shtatzëninë e të tjerat ndoshta na i zbulon pas lindjes së bebit.