Gresa Pallaska braktis Fest54!

Kësaj rradhe një humbje e madhe dhe ndoshta e papritur për Fest54. Aktorja kosovare Gresa Pallaska, një nga prezantueset që ishte planifikuar të drejtonte këtë festival ka dhënë dorëheqjen vetëm pak ditë para startimit të netëve live.

Sipas aktores kosovare, arsyeja e largimit është mbingarkesa që ajo ka me “Ç’ka ka shpija”, një serial kosovar i cili transmetohet në RTK, duke bërë që angazhimi me prezantimin e festivalit të jetë i pamundur për të për shkak të lodhjes.

Ndërkaq, tashmë prezantuesit e Festivalit të Televizionit Publik Shqiptar, do të jenë Pandi Laço dhe Blerta Tafani, ata do të na shoqërojnë për rreth tre netë duke filluar që nga 25 Dhjetori në mbrëmje, nga Pallati i Kongreseve, por edhe në ekranin e RTSH.

InfoMedia Albania | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.