Gazetari dhe analisti Andi Bejtja gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për SYRI.net, në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, rrëfehet në lidhje me largimin e tij nga Televizioni Klan dhe shkuarjen e tij tek Agon Channel.

Gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Çim Peka, Bejtja tregon se largimi i tij nga Klani ka ardhur për pikëpamjet e ndryshme politike pas ardhjes në qeveri të socialistëve me Edi Ramën në krye.