Nga data 7 – 10 maj në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” do të mbahet edicioni i parë i Festivalit të Filmit Izraelit.
Ky festival organizohet nga Ambasada e Izraelit në bashkëpunim me Akademinë e Filmit & Multimedias “Marubi”. Gjatë katër ditëve të IFFA, janë përzgjedhur të shfaqen katër prej filmave më të suksesshëm e më të vlerësuar në festivale ndërkombëtare, të kinematografisë bashkëkohore izraelite.
Filmat pjesëmarrës
1- Të enjten, më 7 maj, ora 19:00 do shfaqet “Footnote” (2011) nga Joseph Cedar, nominuar për Oscar Academy Awards 2012, SHBA në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.
2- Të premten, më 8 maj, ora 19:00 do shfaqet “Aviva, My Love” (2006) nga Shemi Zarhin, Çmimi i Akademisë Izrealite të Filmit 2006, 10 çmime dhe 8 nominime, etj.
3- Të shtunën, më 9 maj, ora 19:00 jepet filmi “The Flood (Mabul)” (2010) nga Guy Nattiv me 4 çmime & 6 nominime.
4- Të dielën, më 10 maj, ora 19:00 do shfaqet filmi “The Band’s Visit” (2007) nga Eran Kolirin, me 46 çmime & 15 nominime.
Të gjithë filmat do të jenë me titrat në shqip. Hyrja si gjithmonë është e lirë/falas.
Marre nga Infokult









