IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Këshilli i Evropës:Propozimi i Ballës rrezikon pluralizimin e medias, ekspertizë

by Niko Lako
2015/05/06
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A

Pas propozimit të deputetit Taulant Balla për heqjen e nenit 62 të ligjit për mediat, nen i cili garanton konkurrencën në tregun mediatik, reagimi ka qenë i ashpër nga institucionet ndërkombëtare. Këshilli i Evropës në një kërkesë drejtuar Komisionit parlamentar të Medias ngre shqetësimin që lidhet me këto amendamente që prekin pluralizimin e medias. Për këtë arsye ky institucion i kërkon Komisionit të Medias t’i drejtohet me një kërkesë kryetarit të Kuvendit në mënyrë që ky insititucion të japë ekspertizën e tij për këtë çështje delikate të medias në Shqipëri.

ADVERTISEMENT

“Ne u njoftuam për amendamentin e propozuar nga anëtari i parlamentit zoti Taulant Balla për të shfuqizuar nenin 62 të ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe jemi të mendimit se këto ndryshime duhet të shqyrtohen me kujdes duke u bazuar edhe në ekspertizë të specializuar ndërkombëtare. Duke marrë parasysh se ndryshimi do të vijë përmes Komisionit të Medias, ne do të dëshironim të ofronim gatishmërinë tonë dhe me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ne jemi në gjendje t’ju ofrojmë ekspertizë përmes praktikave më të mira dhe standardeve evropiane duke u përshtatur me kontekstin shqiptar. Siç dhe ju jeni në dijeni, përqendrimi i medias dhe pluralizmi i saj janë dy koncepte të cilat ky amendament ka për qëllim t’i trajtojë, dhe në qoftë se fshihen në tërësi, mund të përbëjnë problem“, – thuhet në letrën që Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë i çon Komisionit të Medias.

Kjo çështje u trajtua edhe në Komisisonin e Medias, ku palët politike ranë dakord t’i nisin kërkesën përkatëse kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Si maxhoranca dhe opozita gjykuan se kjo çështje kërkon ekspertizë ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Genc Pollo: Këshilli i Evropës ka një qëndrim për ligjin e medias.
Alfred Peza: T’i propozojmë kryetarit të Kuvendit që të na ofrohet ekspertizë ndërkombëtare.
Luçiano Boçi: Shqetësimi është real dhe për maxhorancën. Nuk mund të hiqet kurrsesi një nen tërësisht. Argumenti i Taulant Ballës është qesharak.
Genc Pollo: T’i drejtohem dhe ministrisë së Integrimit dhe të Inovacionit por edhe AMA-s.

Një ditë më parë Komisioni parlamentar i Integrimit miratoi me votat e maxhorancës amendamentin e deputetit Taulant Balla për ligjin e medias. Propozimi i deputetit socialist Taulant Balla, i cili nuk është anëtar i Komisionit të Medias, konsiston në ndryshimin e ligjit për mediat të miratuar dy vjet më parë me konsensusin e palëve politike. Konkretisht, propozimi ka të bëjë me shfuqizimin e nenit 62, i cili garanton konkurrencën në treg dhe mos lejimin e monopoleve dhe oligopoleve. Opozita u radhit menjëherë kundër këtij projektligji pikërisht me argumentet se heqja e këtij neni do të cënonte aksesin e barabartë të kompanive mediatike në treg

170053

Letra e KiE e  perkthyer nga gazetaret e redaksise se Shqiptarja.com (online)

I dashur Z.Pollo

Unë do të doja të përsëris vlerësimin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë për bashkëpunimin e mirë me Komisionin parlamentar të Medias në Shqipëri.

Ne u njoftuam për amendamentin e propozuar nga anëtari i parlamentit zoti Taulant Balla për të shfuqizuar nenin 62 të ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe jemi të mendimit se këto ndryshime duhet të shqyrtohen me kujdes duke u bazuar edhe në ekspertizë të specializuar ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh se ndryshimi do të vijë përmes Komisionit të Medias, ne do të dëshironim të ofronim gatishmërinë tonë dhe me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ne jemi në gjendje t’ju ofrojmë ekspertizë përmes praktikave më të mira dhe standardeve evropiane duke u përshtatur me kontekstin shqiptar.

Siç dhe ju jeni në dijeni, përqendrimi i medias dhe pluralizmi i saj janë dy koncepte të cilat ky amendament ka për qëllim t’i trajtojë, dhe në qoftë se fshihen në tërësi, mund të përbëjnë problem.

Nëse komisioni e vlerëson si të vlefshëm dhe do t’ia paraqesë një kërkesë të tillë kryetarit të Parlamentit, ne jemi të gatshëm t’ju ndjekim dhe t’ju përgjigjemi në çdo rast sipas kërkesës.

Për shkak të urgjencës së çështjes – duke pasur parasysh se sipas informacioneve tona amendamenti është planifikuar të shqyrtohet në seancën plenare të 21 majit – mora guximin t’ju paraqes shqetësimin tonë në këtë e-mail . Do të jemi në kontakt për çdo shkëmbim të mundshëm nëse do të jetë e nevojshme.

Gjithë të mirat
Fabiola Haxhillari

Menaxhere për projektet lokale
Promovimi i lirisë së shprehjes informimit dhe liria e medias në Europën Jug-Lindore

Këshillit i Evropës në Tiranë

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Tags: Genc PolloKeshilli i Evropesligji per mediantaulant balla
Previous Post

ABC News paguan gazetarët pas denoncimit të gazetares Alma Çupi

Next Post

11 vjet më parë seriali kult “Friends” uli siparin… Tashmë në A1 Report në cilësinë HD!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
11 vjet më parë seriali kult “Friends” uli siparin… Tashmë në A1 Report në cilësinë HD!

11 vjet më parë seriali kult "Friends" uli siparin... Tashmë në A1 Report në cilësinë HD!

Në prag të Eurovizion, një pritje gala si një ogur i mirë për Elhaida Danin

Në prag të Eurovizion, një pritje gala si një ogur i mirë për Elhaida Danin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA