Kampionati Evropian i Futbollit 2020 shtyhet me një vit

UEFA ka vendosur të shtyjë Kampionatin Evropian të këtij viti deri në vitin 2021 për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Turneu i futbollit do të niste në Romë, më 12 qershor, më pas turi do të vijonte në 12 qytete në të gjithë kontinentin. Por shpërthimi i koronavirusit, në të gjithë botën, ndryshoi planet. Euro 2020, u shty për në verën e vitit të ardhshëm./L.F-dritare.net