IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Kënga Magjike anulohet për vitin 2020, ja kur rikthehet festivali

by IMA Redaksia
2020/01/03
in Evente
Reading Time: 2 mins read
A A
Kënga Magjike anulohet për vitin 2020, ja kur rikthehet festivali

Në vitin 2020, festivali i përvitshëm “Kënga Magjike” do të mungojë. Në një postim në Instagram, producenti Ardit Gjebrea njoftoi se festivali do të rikthehet në pranverën e vitit 2021.

ADVERTISEMENT

“Kënga Magjike në 2020-n – pushim,” shkruan Gjebrea. “Në pranverën e 2021-shit, rikthehemi për t’u dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra! Ndërkohë ‘E diela shqiptare’ me fillimin e sezonit shtator 2020-korrik 2021 për rrjedhim vjen e pasur në programin e saj. Ja, kështu i filluam planet në këtë Vit të Ri.”


Postimi i Ardit Gjebreas me gjasë i ka gjetur të papërgatitur ndjekësit besnikë të “Këngës Magjike”, por sidoqoftë duket se është një vendim i mirëmenduar për shumë arsye.

Së pari, dhjetori, koha kur organizohet ‘Kënga Magjike’, është një periudhë e ngjeshur me aktivitete, ku një ndër ta është edhe “Festivali i Këngës”. Spostimi i “Këngës Magjike” në pranverë krijon një balancë të aktiviteteve muzikore në vend.

Së dyti, duke qenë se këngët e festivalit dorëzohen në shtator, pra në vjeshtë, detyrimisht që ka një lloj mbizotërimi të baladave. Kompozitorët dhe artistët, të cilët i kanë lënë këngët ritmike pas në verë, priren drejt baladave dhe këngëve me tematikë “të trishtë”. Kësisoj periudha e pranverës duket e përkryer qoftë për larmishmërinë e këngëve, aq edhe për promovimin e hiteve të verës.

Së treti, vlen të përmendet edhe kostumografia, e cila sigurisht që përshtatet me ngjyrat e stinës. Organizimi i “Këngës Magjike” në pranverë do t’u japë mundësinë artistëve dhe dizajnerëve që të paraqesin më mirë punën e tyre kreative, pa qenë nevoja që të qëndrojnë gjithnjë te ngjyrat dhe copat tipike të dimrit.

ADVERTISEMENT

Së katërti, theksojmë edhe kushtet e Pallatit të Kongreseve, që pavarësisht dëshirës së organizatorëve për të krijuar një ambient sa më të këndshëm pune, mbetet një godinë e vjetër. Gjatë pranverës, temperaturat janë në favor të artistëve gjatë provave dhe netëve live.

Për ta përmbyllur, organizimi i “Këngës Magjike” në pranverë krijon një balancë të aktiviteteve muzikore në vend dhe i jep mundësinë kujtdo, duke filluar nga producentët, kompozitorët, këngëtarët e deri te skenografët, për të qenë më kreativë dhe për të sjellë një frymë të re, më të freskët./RevistaAnabel/

Tags: Ardit GjebreaKenga Magjike
Previous Post

Publiku voton Peaky Blinders si serialin më të mirë të dhjetëvjeçarit

Next Post

Premierat e Netflix për muajin Janar 2020

TË NGJASHME

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Ukraina fiton Eurovision Song Contest 2022
Evente

Ukraina fiton Eurovision Song Contest 2022

Ukraina ka fituar Eurovision Song Contest 2022 e përfaqësuar nga Kalush Orchestra me "Stefania". VIJON   https://www.youtube.com/watch?v=UiEGVYOruLk  

by IMA Redaksia
Maj 15, 2022
Next Post
Premierat e Netflix për muajin Janar 2020

Premierat e Netflix për muajin Janar 2020

Kompozitorët bëhen bashkë kundër RTSH-së: Vijon konflikti rreth abuzimit me këngët!

Kompozitorët bëhen bashkë kundër RTSH-së: Vijon konflikti rreth abuzimit me këngët!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA