Më në fund dilema për prezantuesin e Big Brother Albania 8 ka marrë një përgjigje. Pasi publikuam lajmin për dy nga emrat më të perfolur si pretendente për këtë post Albana Osmani dhe Luana Vjollca, vetë produksioni i Big Brother ka reaguar në faqen zyrtare duke publikuar emrin e prezantuesit zyrtar të këtij edicioni. Moderatori i njohur Ledion Liço pas mbylli me sukses edicionin e katërt të The Voice do të drejtojë reality show-n më të ndjekur në Shqipëri Big Brother. Ledioni do të jetë gjithashtu prezantues i edicionit të 12-të të Top Fest që nis në date 9 Shkurt në ekranin e Top Channel.
Nga sot RTSH 24 me pamje dhe programacion të ri. Alfred Peza: Synojmë liderin e televizioneve informative
RTSH 24, kanali i ri informativ, filloi transmetimin me një pamje të rinovuar dhe infrastrukturë të përmirësuar. Në një intervistë...
shpresojme qe Arbana te rikthehet sa me shpejte se eshte nej pjese e rendesishme e Big Brother 🙁