Një incident i tensionuar ndodhi në shtëpinë e “Big Brother Vip 3”, ku Sara dhe Meri u përfshinë në një debat të ashpër që shpejt u shndërrua në një përplasje që rrezikoi të bëhej fizike. Kjo zënkë u bë temë diskutimi në Prime, ku Sara hodhi dritë mbi qëndrimin e saj gjatë konfliktit të tyre, duke sqaruar se ajo nuk kishte qëllim të përfshihej në një përleshje fizike me Merin.
Sara shpjegoi në Prime se pavarësisht se si u perceptua nga të tjerët, ajo nuk ishte aty për të shkaktuar dhunë. “Askush nuk e di çfarë kam menduar unë në atë moment. Sepse ka pasur shumë njerëz që kanë menduar se unë do rrah Merin, por unë nuk kam ardhur në Big Brother për të rrahur Merin,” tha ajo duke mohuar çdo qëllim për konfrontim fizik.
Megjithatë, opinionisti i programit, Arbër Hajdari, nuk ishte i bindur nga fjalët e Sarës, duke i vënë në dukje se lëvizjet e saj dukej sikur kishin qëllim kërcënues. “Lëvizja jote me hapa të ngadaltë ishte kërcënuese,” theksoi Arbër.
Sara u përgjigj duke thënë se ishte thjesht e lodhur nga orët e gjata të qëndrimit të lidhur me litarë: “Po isha e lodhur mo Arbër kishim 8 orë.”
Përplasja mes tyre nisi kur Meri e quajti Sarën me fjalën ‘dashnor’, gjë që shkaktoi reagimin e ashpër të Sarës dhe ndërhyrjen e Ilnisës për të qetësuar situatën. Ky incident tregon tensionet e larta në shtëpinë e “Big Brother Vip 3” dhe sfidat me të cilat përballet çdo banor në këtë realitet të vështirë.