Sumer Fest 2015 nis së shpejti në ekranin e Top Channel. Turneu muzikor i verës që shëtit në të gjithë Shqiperin dhe trevat përreth saj këtë vit do ketë një sërë suprizash. Vitin e kaluar prezantimi i Sumer Fest ju besua Luana Vjollcës dhe Ledion Liços. Luana rikonfirmohet edhe këtë vit si prezantuese por përkrahë saj do jetë e motra e saj, bukuroshja Marina Vjollca. Dy femrat më të përfolura dhe më të kërkuar të mediave do na shoqërojnë përgjate gjithë verës së nxehtë.
“Summer Fest 2015”, sezoni i katërt nis në javën e parë të muajit korrik në datë 3, në Tiranë, për të vazhduar në të tjera qytete në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, si dhe në Malin e Zi.
Edhe këtë vit emrat më të njohur të muzikës shqiptare do të ngjisin skenën e festivalit veror per te qene me afer fansave dhe per te argetuar audiencen televizive. Ashtu si edhe vitin e kaluar pjesë e eventit do të jenë Dance Show – gara e kërcimit të grupeve freestyle, sfilatat e modës, si dhe promovim i turizmit me panairet kushtuar kulturës dhe traditës shqiptare.









