Muhteşem Yüzyıl – Kösem, Tv Klan i interesuar për të drejtat e serialit dramatik historik

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Muhteşem Yüzyıl – Kösem, vazhdimi i serialit të suksesshëm Sulejmani i Mdhërishëm, është një nga premierat më të shumëpritura të sezonit të ri televiziv në Turqi. Por përveç publikut turk, seriali ka ngjallur interes edhe tek teleshikuesit e vendeve ku është transmetuar Sulejmani i Madhërishëm, të cilët presin me padurim vazhdimin e historisë, të përqendruar tashmë në figurën e Sulltaneshës Kosem në Perandorinë Osmane.

Premiera e serialit është caktuar për në shtator, dhe interesi i transmetueseve të huaj për të marrë të drejtat e transmetimit ka filluar që tani. Një nga televizionet është edhe TV Klan, nga Shqipëria.

Drejtori programacionit në Tv Klan, Albert Dumani i kontaktuar nga IMA, ka treguar se drejtoria e tij është duke u interesuar për marrjen e të drejtave të sequel-it Kosem Sultan, nisur kjo edhe nga interesi i madh i teleshikuesve të këtij ekrani, që vazhdimisht kanë dërguar mesazhe në adresën e tij.

Gjithashtu, flitet se përveç TV Klan, të interesuar për këtë serial janë edhe Vizion Plus dhe Tring Tv.

Cast-i i aktorëve dhe historia e këtij seriali janë shumë premtues, por megjithatë, suksesi i serialit mbetet në dorën e teleshikuesve turk.

Për më shumë detaje na mbetet të presim muajt në vazhdim.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!