Në Turchi, kriza ekonomike ka ndikuar ndjeshëm në industrinë e serialeve televizive, duke bërë që asnjë serial veror të mos xhirohet këtë sezon, sipas deklaratave të Onturk.
Tre vjet më parë, një episod i një serie TV kushtonte rreth 1 ose 1.5 milionë TL, por tani kostoja ka kaluar 10 milionë TL. Kjo shifër tregon një rritje prej dhjetëfish të kostove të prodhimit, duke përfshirë pagat e aktorëve, skenaristëve, regjisorëve dhe ekipit teknik.
Megjithatë, të ardhurat nga reklamat nuk kanë pësuar rritje në të njëjtën masë si në të kaluarën, prandaj seri të zgjatura në 120 minuta janë bërë të zakonshme për të përfshirë më shumë reklama. Ky është një faktor kyç pse shumë seriale janë mbyllur këtë vit, pasi nuk kanë arritur të mbulojnë kostot përmes të ardhurave nga reklamat.