Caglar Ertugrul, aktori i njohur turk, ka marrë një vendim të papritur dhe të rëndë që ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Sipas një postimi të bërë në llogarinë e tij personale në Instagram, Ertugrul ka blerë dhe më pas shkatërruar ndërtesën e shkollës fillore ku ai kishte studiuar. Aktori e ka motivuar këtë veprim të ekstrem si mënyrë për të përpunuar dhe shprehur zemërimin ndaj mësuesve që e kishin rrahur gjatë viteve të shkollës.
Në postimin e tij, Ertugrul shkruan: “Mësuesit e mi të shkollës fillore gjithmonë më rrihnin, kështu që unë bleva shkollën dhe e shkatërrova plotësisht. Le të jetë në këtë gjendje si traumat e mia të përkeqësuara.” Fotot e postuara nga aktori tregojnë rrënojat e ndërtesës, duke simbolizuar shkatërrimin e kujtimeve të hidhura të tij.
Ky veprim i aktorit ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku përdoruesit janë ndarë në dy kampe. Disa e kanë kritikuar për mungesë të pjekurisë dhe veprim të tepruar, ndërsa të tjerë e kanë mbështetur, duke e cilësuar atë si një mënyrë të drejtë për të mbyllur një kapitull të dhimbshëm në jetën e tij. Lajmi ka qenë i ndjekur me interes të madh dhe ka bërë xhiron e mediave për natyrën e tij të jashtëzakonshme.