Pas muajsh të tërë spekulimesh,Nina Dobrev ka konfirmuar për fansat e Vampire Diaries rikthimin e saj të bujshëm në finalen e serialit.
Aktorja e cila vendosi të largohej nga seriali në fundin e sezonit të gjashtë ka bërë të ditur pjesëmarrjen e saj në finalen e TVD nëpërmjet një postimi në Instagram:
I know it’s Thursday, but this is not a TBT. #BackOnSet #TVDForever
Rikthimi i aktores protagoniste për t’i dhënë fundin e merituar serialit ka pritur me entuziazëm jo vetëm nga fansat por edhe producentja ekzekutive Julie Plec.
Funalja e serialit The Vampire Diaries do të transmetohet në muajin mars 2017 në kanalin amerikan The CW.
Gjatë periudhës së mungesës së saj në serial Dobrev ka qenë e angazhuar në disa projekte kinematogtafike, si xXx: Return of Xander Cage dhe Flatliners. Gjithashtu ka qenë pjesë si guest-star në sezonin final të Workaholics.