IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Njihuni me programet garuese në kategoritë Ballkan dhe Metrazhit të mesëm në Prishtina International Film Festival publikon

nga Rezalt Justin Kasaj
2016/04/14
në Evente
Koha e Leximit: 10 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Honey & Blood Competition – Programi garues i filmave të Ballkanit – program kryesor I këtij festivali dhe Middle Length Competition, janë “veterane” në Prishtina International Film Festival, duke fituar gjithmonë veçanërisht vëmendje për shkak të kategorisë shumë specifike dhe të rëndësishme të kinemasë që përfaqësohet në to. Honey & Blood Competition është prezentimi dhe garimi midis 10 filmave të kinemasë Ballkanike. Filma nga Bosnia&Herzegovina, Kroacia, Bullgaria, Serbia, Mali I zi, Rumania, Greqia, etj. do tregojnë stilin, konceptin dhe realitetin e rajonit, duke e vendosur atë përballë këndvështrimit të disa jurive që do të vlerësojnë këtë program, Juria ndërkombtare e festivalit e përbërë nga tre antarë, juria Fipresci e kritikëve ndërkombëtarë të filmit që për here të pare vjen në Kosovë në festivalin PriFest, dhe juria e medias, një juri që PriFest e ka tash sa vite dhe përbëhet nga gazetarë kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria. Një numër I madh cmimesh do të ndahen në këtë kategori andaj edhe shënon programin më me rëndësi të festivalit. Të gjithë filmat e kësaj kategoria janë premiera absolute në Kosovë duke përfshirë premierën regjionale të filmit të shumëpërfolur “Gruaja e mire” në regji të aktores së njohur Mirjana Karanovic që kishte premierën në Sundance dhe Berlinale. Vlen për t’u përmendur edhe filmi “Vdekja në Sarajevë” e regjisorit Danis Tanovic, fitues i Oscar, që sapo u shfaq në Berlinale dhe fitoi Ariun e Argjendte! Middle – Length Competition gjatë këtij viti ka përzgjedhur plot 11 filma të metrazhit të mesëm, të gjithë premiera në Kosovë, dy prej tyre premiera regjionale dhe mbi të gjitha, ne ekranin e PriFest do shfaqet “The Trail”, filmi i cili prezantohet për herë të parë në Europë dhe Ballkan pra si Premierë Europiane . Në këtë kategori e hapur për filma nga mbarë bota publiku do të ketë mundësi të ndjek filmat nga Korea e Jugut, Irani, Polonia, Franca, Maqedonia, Gjermania dhe shumë shtete tjera. Gara në këtë kategori bëhet për Hyjneshën e Argjendtë për filmin më të mirë të metrazhit të mesëm. Kliko ne link per te pare seleksionin e filmave ne keto kategori

Middle length competition

Honey and Blood Program (Balkan Competition) Programi Mjaltë dhe Gjak (Program garues I Ballkanit)

PREMIERE RAJONALE

A GOOD WIFE – Mirjana Karanović, 1h 30min / Serbi, Bosnje dhe Herzegovinë, Kroaci,  2016 Kur personazhi kryesor, Milena (50) e diagnostikuar me kancer, ndërkohë zbulon gjëra shumë të tmerrshme për të kaluarën e burrit të saj për të cilin kishte menduar se ishte burri ideal. Ajo filloi të “zgjohej” nga parajsa në të cilën mendonte se ka jetuar.

PREMIERE

THE HIGH SUN / ZVIZDAN – Dalibor Matanic/ 2h 3min /Kroaci, Serbi, Slloveni, 2015

Tri histori të ndryshme dashurie, të vendosura në tri dekata të njëpasnjëshme, në dy fshatra fqinje në Ballkan me barrë një histori të gjatë urrejtjeje mes grupeve etnike; ky është një film për rreziqet-dhe forcën e duruar – të dashurisë së ndaluar.
PREMIERE

WHY ME? / DE CE EU? – Tudor Giurgiu/ 130min /Rumani, Bullgari, Hungari 2015

Christian, një prokuror i ri në moshë, me karrierë ideale e cila është në rritje, përpiqet të godas një rast kundër një kolegu të tij i cili akuzohej për korrupsion. Dilema e zgjedhjes mes karrierës së tij dhe të vërtetës mban peshë të madhe mbi supet e tij. Përderisa hulumtonte më tej për zgjidhjen e rastit, ai hyn në një zonë rreziku ku ballafaqohet me zbulime të papritura dhe të dhimbshme.

PREMIERE

DEATH IN SARAJEVO – Danis Tanovic / 1h 25min / Bosnie dhe Hercegovinë, Francë 2016

Hoteli “Europe” (Në xhirime u përdorë Holiday Inn i Sarajevës) po përgatitet për një mbledhje të madhe të Bashkimit Evropian, për njëqind vjetorin e vrasjes së Archdukës Franz Ferdinand nga Gavrilo Princip. Nuk do të mund të ishte në kohë më të keqe: Hoteli nuk ka fonde të mjaftueshme, banka refuzon të financojë me kredit dhe punëtorët, të papaguar për dy muaj, janë gati për të bërë grevë. Omer, menaxheri i qetë, do të bëjë gjithqka mundet për të parandaluar stafin nga lërja e punës edhe nëse kjo do të thotë që të kërkojë nga Enco, pronari gangster i klubit të vallëzimit ekzotik, të marrë rrugacët e tij për të rrahur udhëheqësin e punëtorëve. 

PREMIERE

A BLAST – Syllas Tzoumerkas/ 1h 23min / Greqi, Gjermani, Hollandë 2014

Maria është duke ikur në autostradë. Ajo është duke vozitur vetëm në SUV e saj. Mrapa saj, zjarr dhe një valixhe e mbushur me para. Para saj, shtrihet hapësira e madhe e pashpresë e rrugës. Vetëm një ditë më parë ajo ishte një nënë e dashur, një grua e dashur, një vajzë e përgjegjshme. Sot ajo u bë mashtruese.

PREMIERE

SIVAS – Kaan Müjdeci/ 97min / Turqi 2014

Pasi një djalë i ri shpëtoi një qen fisnik Kangal që ishte rrahur pas një beteje të ashpër, u krijua një lidhje që sfidoi traditat e fshatit dhe fisit që e shtynë atë në botën e burrërisë.

PREMIERE

THE JUDGEMENT – Stephan Komandarev/ 107min / Bullgari2014

Mityo ka humbur gjithçka që për të kishte rëndësi: gruan e tij, punën e tij dhe shpresat e tij. Dhe tani është duke humbur edhe besimin e djalit të tij të vetëm , Vaskos.  Nga dëshpërimi, Mityo pajtohet të kontrabandojë imigrantë refugjatë Sirian përmes malit për në Bullgari. Por, shumë shpejt do të zbulojë nëse do mund të falet për një gabim të tmerrshëm të bërë 25 vite më parë.

 

PREMIERE

CHILDREN FROM MARX AND ENGELS STREET / – Nikola Vukcevic/ 96min / Mali i Zi 2014

Një histori e rinisë së dy vëllezërve: në të njëjtën natë – vëllau i madh, Stanko (30), do të vrasë një njeri për herë të parë – dhe vëllau i vogël Vojo, do të bëjë dashuri për herë të parë. Shumë gjëra do t’i ndohin dy vëllezërve në atë natë që do t’i bëjnë ti rishiku domethënien e fjalëve: familje, besim, rini, besnikëri dhe prioritet. Çfarë tingëllon si gjë e lehtë – në fakt nuk është fare në Ballkan… por cili është çmimi i te qenurit i vetkenaqur?

PREMIERE

 

OUR EVERYDAY LIFE – Ines Tanović/ 89min / Bosnie dhe Herzegovinë, Slloveni, Kroaci 2015

Një gjeneratë e tërë të cilët tashmë janë në të dyzetat, humbën rininë e tyre në luftë. Mileniumi I ri nuk ju kishte ofruar as lirinë, as punë të suksesshme, as përparim; thuajse jeta e tyre është pauzuar.

  PROGRAMI GARUES I METRAZHIT TË MESËM

PREMIERE EUROPIANE

THE TRAIL – Elke Brugger/ 34min / Gjermani 2015

Rainer dhe Sarah duan të rifillojnë jetën e tyre së bashku. Kështu, vendosin të falsifikojnë zhdukjen e tyre gjatë një ecje në një mal të afërt. Por, çfarë do të ndodhë kur plani I tyre në dukje perfekt do të ballafaqohet me probleme?

PREMIERE REGJIONALE

HORN – Sungbin Byun / 29 min / Korea e Jugut 2014

Një nxënës i shkollës së mesme mban një fashë mbi ballin e tij. Duke supozuar që nën të fshihet një bri, shokët e tij planifikojnë të ja heqin fashën dhe ta zbulojnë.

PREMIERE RAJONALE

FREE PARTY – Fred Gélard/ 37min / Francë 2014

Julian, 18 vjeçar, arrin palajmëruar tek vendi i gjysëm vëllaut të tij Max. Max, 26 vjeçar, jeton në një kamion në një kamp të udhëtarëve në mes të pyllit. Julian bie në dashuri me Lisen, një e dashur e rastësishme e Maxit, cka ata i bën të dëmtojnë bashkimin e tyre.

PREMIERE A SURPLUS OF WIND

– Dane Komljen/ 24min / Francë, Bosnie & Hercegovinë, Serbi 2014

Dy burra, një në Perëndim, një në Lindje, vëllezër. Në të dy vendet, jeta është mbytur, e  vetmuar, e papërshkrueshme. Këtu, dritaret janë  të pikturuara, kabllot e rilidhura dhe cigaret e tymosura; atje, gjatësia ka notuar, kutia e shkrepëses është gati, transaksionet e kryera. Çfarë ështe ajo që i lidh këto gjëra? Pishina të dimrit, tingujt e një zile, një plumb që kalon përmes kockave? Një letër mund të ndjehet si një ëndërr, jehonat që ajo hedh nga biznesmenët japonez, pikat e ujit që fluturojnë nëpër ajër dhe breshkat  që vrapojnë në breg, të gjitha së bashku të mbajtura nga kënga e zogjve. Por çfarë ndodh kur zjarri digjet, imazhet fillojnë të shpërbëhen dhe nuk mund të ëndërrojnë më? Vendet në qytet janë aty për të zënë vendin e tyre; bosh, i pandjeshëm, i larë në dritën e ftohtë të agimit. Paratë kanë ndërruar duart, ne mund të shkojmë në jug së bashku, pëshpëriti vetes se nata është vetëm hapësirë.

PREMIERE

SHOOTING STAR – Lyubo Yonchev/  28min / Bullgari, Itali 2015

Lilly një nënë e divorcuar e dy fëmijeve – Martin dhe Alexandra. Në një mbrëmje të ftohtë Martin merr Alexandren nga kopshti. Në rrugët e errëta të lagjes ata bëhen pjesë i një aksidenti tragjik. Lilly dhe fëmijet e saj duhet të marrin vendime të vështira, pasojat e të cilit do të ndryshojë jetën e tyre.

PREMIERE

LARP – Kordian Kadziela/ 27min / Poloni 2014

ergiusz, shtatëmbëdhjetë vjeç, ndihet i keqkuptuar nga familja e tij. Disa nga hallat e tij e ngatërrojnë atë me kushëririn e tij, vëllaun më të vjetër, Remigiusz i cili nuk flet me të dhe babai i tij dëshiron ta bëjë atë boksier me famë botërore. Djali gjen strehë tek pasioni i tij i madh, botën e shkencës dhe trillimit.

PREMIERE

THE SANDWICH ISLAND MAN – Levon Minasian / 26 min / Francë 2015

12 vjeçarit Lio, një fëmijë i vetëm i cili jeton me nënën e tij beqare, i ipet një detyrë shkolle të përshkruaj vendlindjen e babait të tij. Problemi i vetëm është që ai nuk e ka njohur kurrë atë. Shumë shpejt, Lio zbulon se babai i tij ka prejardhjen nga një ishull i vogël, i pabanuar dhe i humbur diku në Oqeanin Jugor, i quajtur “Sandwich.”

PREMIERE

ELEGY – Yousef Kargar/ 29min / Iran 2015

Një plak, një pritshmëri, një shpresë. Filmi tregon historinë e një plaku i cili është në pritje të rikthimit të djalit të tij i cili është zhdukur për 25 vjet.

PREMIERE

THE UNIVERSE IN US – Lisa Krane/ 30min /Gjermani2015

Mjekët gjejnë një keqformim anatomik në trupin e balerines Li – zemra e dytë është rritur në gjoksin e saj. Pavarësisht nga një seri e plotë e kontrolleve ata dështojnë për të gjetur shkakun e deformimit, por ata vendosin të bëjnë një kirurgji korrigjuese . Li ka dyshime nëse operacioni është për të mirën e saj.

PREMIERE

THE LAST ACT – Dina Duma/ 28min / Maqedoni 2014

Një histori lufte e vendosur në Maqedoninë e vitit 1942, një aktore e re prej Italisë vjen ta vizitoj të dashurin e saj, një gjeneral italian Giancarlo. Një mëngjes, prej mërzisë, ajo vë uniformën fashiste të Giancarlos dhe vjedh motoçikleten e tij. Ajo është duke kërkuar për dicka intriguese të ndodhë, dicka glamuroze që ndodhë vetëm në filma. Është pikërisht ai vend ku ajo mirret peng nga partizanët maqedonas dhe aty ajo kupton qe ky mund të jetë roli i fundit që ajo luan. Historia tregohet nga dy pikëpamje, ajo e Maries dhe Anes. Ana është ajo vajza e cila është duke pritur për partizanin e saj të kthehet nga lufta, po ai nuk kthehet. Ai është pengmarrësi i Maries, dhe të dy përfundojnë në një kurth që perfundon në mënyrë tragjike.

PREMIERE

THE RULES OF THE GAME – Wojciech Jagiełło/ 33min / Poloni2013

Tomasz është student i vitit të parë për inxhinieri mjedisore. Ai ka kaluar në qytet nga një fshat i vogël dhe po mundohet të gjejë rrugën e tij në mjediset totalisht të panjohura për të në një qytet metropol.

REKLAMA
REKLAMA
Tags: PriFest 2016Prifest Prishtina International Film FestivalpriFilmFest
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Eneda Tarifa starton turin promovues të “Përrallë” nga Kosova

Postimi Tjetër

Top Channel së shpejti me një format të ri

TË NGJASHME

Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

nga IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Evente

Ukraina fiton Eurovision Song Contest 2022

Ukraina ka fituar Eurovision Song Contest 2022 e përfaqësuar nga Kalush Orchestra me "Stefania". VIJON   https://www.youtube.com/watch?v=UiEGVYOruLk  

nga IMA Redaksia
Maj 15, 2022
Evente

Inteligjenca italiane ngre alarmin! Çfarë pritet të ndodhë sonte në Eurovizion: Hakerat pro-rus mund të…

Inteligjenca italiane ka ngritur alarmin për skepktaklin e sotëm që po zhvillohet në Itali. “Hakerat pro-rus mund të kenë plane...

nga IMA Redaksia
Maj 14, 2022
Evente

Fshihen fotot e Ronela Hajatit nga Eurovizioni, zbardhet emaili që ju dërgua/ Çfarë do të ndodhë me performancën e saj?

Lajmi që Eurovisioni ka fshirë nga faqja zyrtare foton e këngëtares Ronela Hajati gjatë performancës duke e konsideruar shumë “provokative”,...

nga IMA Redaksia
Maj 3, 2022
Evente

Starton edicioni i 19-të i “Netët e Klipit Shqiptar”

Pajtoni i stolisur bukur, mes natyrës së qeshur dhe gjelbërimit i kanë dhënë tjetër nuancë prezentimit të Arjola Shehut në...

nga IMA Redaksia
Pri 14, 2022
Evente

Zyrtare: Rusia prejashtohet nga Eurovision

Rusia nuk do të performojë në “Eurovision Song Contest 2022”, ka njoftuar Unioni Evropian i Transmetuesve. Lajmin e bënë me...

nga IMA Redaksia
Shk 25, 2022
Postimi Tjetër

Top Channel së shpejti me një format të ri

"MIPTV 2016" mbledh në Kanë televizionet nga mbarë bota

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Televizion

Kauza bën bashkë tre mediat në Kosovë. Familjet e prekura nga përmbytjet, artistët e kosovar mbledhin 500.000 euro në një transmetim të drejtpërdrejtë

nga IMA Redaksia
Jan 27, 2023
0

Organizimi i mbremjes humanitare ne Kosove Një shumë prej gati 500 mijë euro është mbledhur për tre orë në Kosovë,...

Lexo Më Shumë
Muzikë

Flori Mumajesi “frymëzohet” nga Kiara dhe Luizi për të kujtuar puthjen me Soni Malajn

nga IMA Redaksia
Jan 26, 2023
0

Që Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë "kryefjala" e "Big Brother VIP" kjo nuk ka shumë dyshime, megjithatë duket se...

Lexo Më Shumë
Televizion

Eni Tare zbulon si e priti i ati rrëfimin për historinë e vështirë të familjes në Big Brother VIP

nga IMA Redaksia
Jan 26, 2023
0

Eni Tare ishte banori i eleminuar dje nga shtëpia e "Big Brother VIP", megjithatë ai arriti që të linte "shenjën"...

Lexo Më Shumë
Televizion

Çfarë e penalizoi në shtëpinë e Big Brother Vip, flet Eni i eliminuari i radhës!

nga IMA Redaksia
Jan 25, 2023
0

Eni Tare, banori më i fundit i eleminuar nga shtëpia e BBV, ishte i ftuar sot në "Pardon My French"...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist