Siç tashmë është njoftuar, Prishtina International Film Festival do e nisë edicionin e tij të 8-të me “Mediterranea”-n e Jonas Carpignano. Përgjatë këtyre javëve,festivali ka publikuar vazhdimisht titujt e filmave për disa nga kategoritë garuese dhe jo-garuese, dhe sot u bën publike edhe katër të tjera të mbetura prej tyre.
Focus është një nga hapsirat shumë interesante të PriFest duke qenë se, në kontekstin që përfaqëson, ndryshon përgjatë çdo edicioni. Këtë vit, “në fokus” do jenë filmat fitues të Fipresci Prize në festivale të ndryshme në botë si dhe Focus USA që sjell kinemanë amerikane.
Focus: Fipresci Winners do sjellë tre filma të cilët kanë fituar një ndër çmimet e rëndësishme të dhënë në festivalet kinematografikë në botë: atë të jurisë së kritikëve të filmit, juri e cila gjithashtu do jetë e pranishmë në PriFest për të dhënë vlerësimin e tyre mbi filmin më të mirë të “Honey&Blood Competition”, kategorisë garuese midis filmave të Ballkanit.
Selektorja e Fipresci, Barbara de Lorey ka vendosur të shfaqë në ekranin e PriFest tre filma të cilët përfaqësojnë kinemanë arabe. Këto të fundit variojnë që nga provokuesi “As I Open my Eyes”; sensacioni i nominuar për Oscar që vë në dyshim jo vetëm politikat sociale, por dhe imperializimin e lindjes së mesme nga ndikimi perëndimor “Theeb”, e deri tek fituesi I çmimit “Un Certain Regard” i Festivalit të Kanës – çmim dedikuar kënvështrimit unik kinematografik – “Horses of God”.
Focus U.S.A. sjell një retrospektive të veçantë ndaj revolucionarëve Ethan dhe Joel Coen përmes filmave kult: “The Big Lebowski” i cili shënoi dhe rikthimin e Jeff Bridges në ekranin e madh, fituesin e dy çmimeve Oscar dhe 73 çmimeve të tjera ndërkombëtare “Fargo” dhe rekordin e 4 çmimeve Oscar dhe 155 të tjerave, përpos 133 nominimeve po ashtu të tjera: “No Country for Old Men”. Ky focus vjen me përkrahjen e partnerit lojal të festivalit, Ambasadës së Shteteve të Bashkuar të Amerikës.
Prishtina International Film Festival ka shprehur gjithmonë mbështetjen ndaj çështjes së komunitetit LGBT, duke qenë festivali i parë dhe i vetëm që i kushton hapsirë të veçantë kinemasë dedikuar temave të zbulimit dhe pranimit të identitetit dhe diversitetit seksual.
Këtë vit programi Let it be me kurator programeret e partnerit të vet tani prej katër vitesh Outfest LA, festivali më I vjetër I LGBT që ndodh në Amerikë, do të sjell përzgjedhjen që nga filmi që do tregojë rreth jetës së “The Danish Girl”, bazuar në historinë e jashtëzakonshme të miqësisë, dashurisë dhe pranimit të Gerda në Einer Wegener, aventurës së 17 vjeçares Sangaile teksa zbulon veten në “Summer of Sungaile”, një aspekt tërësisht të ri të Cape Town dhe Afrikës së Jugut falë filmit “While You Weren’t Looking”, trajtimin e rrallë të jetës transeksuale “Carmin Tropical” nga Rigoberto Perezcano- i cili premton të jetë Almodovari i ardhshëm- dhe filmin tronditës mbi seksualitetin, fenë dhe emigracionin : “Naz and Maalick”.
Shumë filma mund të përngjajnë në stil si britanikë, por vetem filmat autentik britanik nuk ngjasojnë me askënd tjetër. British Night është tashmë një traditë në PriFest, dhe si e tillë gjithmonë ka sjellë crème-de-la-crème të kinemasë angleze. Kjo mundësohet falë partneritetit me Këshillin Britanez dhe Ambasadën Britanike në Kosovë.
“The Man Who Fell to Earth” merr statusin e eventit të dyfishtë, duke qenë nostalgjik, artistik po aq sa tribut ndaj David Bowie që ndërroi jetë mu në këtë vit. Për ata që u mungon dhe do ta kujtojnë përgjithmon këtë mbret të muzikës dedikohet edhe kjo mbrëmje dhe ky film; “The Danish Girl” merr gjithashtu të njejtin status pasi do shfaqet mu në mbrëmjen e quajtur British Night, por gjithashtu është pjesë e Let It Be Program.
Festivali i organizuar në Kosovë në vitin 1999 nga Vanessa Redgrave dhe Fatos Berisha për rikthimin e refugjatëve në atdhè pas sulmeve të NATO-s, në të cilin ishin ftuar artistët Philip Glass dhe Patricia Kaas, u xhirua gjatë asaj kohe nga regjisori Adam Soch. Sot ai ka formën e një dokumentari sa emocional aq dhe të gëzueshëm me titullin “The Return”, ndaj dhe ka kuptim që premierën e tij të parë botërore (filmi është realizuar në vitin 1999-2000 dhe nuk është shfaqur kurrë) ta ketë në PriFest, e aq më tepër gjatë British Night. Beverley është edhe një film që I takon kësaj mbrëmje nga programi I metrazhit të mesëm.
Programi i fundit i bërë publik është dhe ai i Swiss Night, i prezantuar për here të parë në këtë edicion të PriFest, që do shfaq filmin dokumentar “Beekeeper” – historia e pazakontë e integrimit të një refugjati turk në zemër të një shteti në dukje konservator si Zvicra. Një histori humbje dhe shprese, disfate dhe fitore, e cila në fund të ditës i përket të gjithë njerëzve pa marrë parasysh kombësisë.
“WonderLand” sjell këndvështrimet maratonë të dhjetë regjisorëve të cilët përmes historive të ndryshme, tregojnë realitetin e përditshëm të qytetarëve zvicerianë, në formën e tij më komike, dramatike apo praktike.
PriFest gjithmonë ka sjellë më të mirën e kinemasë botërore në ekranin e tij, dhe programi i këtij edicioni pritet të jetë po aq cilësor sa ai i viteve të shkuara, e mbase më shumë, duke qenë së flasim për një projekt i cili rritet e zgjerohet vit-pas-viti, aq sa sot gëzon statusin e një festivali të kategorisë së lartë për të cilin shkruajnë dhe komentojnë mediat më të rëndësishme botërore të kinemasë, blloger dhe platforma të ndryshme.
Kliko ketu per programet e ndryshme te festivalit.
FIPRESCI WINNERS – KINEMAJA ARABE
PREMIERE
AS I OPEN MY EYES – Leyla Bouzid / 102min / Tunizi, 2015
Çmime: FIPRESCI Prize, TV5 Award, Muhr Award, Label Europa Cinemas
Pavarësisht nga brengosjet e nënës së saj, Farah është më shumë e interesuar në këndim se sa në mësim.
PREMIERE
THEEB – Naji Abu Nowar / 100min / Jordani, 2014
Çmime: BAFTA Film Award, FIPRESCI Prize, New Horizons Competition, Forward Future Award, Jury Prize for Best Cinematography and Artistic Direction, Best Directorial Debut, Audience Award, Belgrade Victor, Jordan Alexander Ressler Screenwriting Award, Venice Horizons Award
Nominime: Oscar
THEEB e tregon historinë e udhëtimit të një djali për në moshen e pjekurisë pas vdekjes së babait të tij. Kur ‘Theeb’ (Jacir Eid) sheh që jeta e tij e fisit beduin ndërprehet nga ardhja e një oficerit të ushtrisë britanike në një mision misterioz. Hussein vëllau i madh i Theeb pajtohet të shoqërojë atë në një udhëtim të pabesë nëpër shkretëtiren arabe. Një pritë ndodh dhe Theeb , edhe pse vetëm një djalë i ri, kupton se në qoftë se ai do të mbijetojë duhet të jetojë me veti të ujkut me të cilën ai u emërua dhe mësojë për moshen e pjekurisë, besimin dhe tradhtinë.
PREMIERE
HORSES OF GOD – Nabil Ayouch/ 115min / Marok, 2012
Çmime: François Chalais Award (Cannes), Lumiere Award, Magritte Award, MovieZone Award, Golden Space Needle Award, Golden Spike
Nominime: Un Certain Regard Award (Cannes)
Pas një kohe në burg , një djalë i ri (Abdelilah Rachid) bëhet fundamentalist i dhunshëm islamik dhe rekruton vëllanë e tij të vogël (Abdelhakim Rachi) dhe shokun e tij më të mirë (Hamza Souidek).
FOCUS USA / Fokus Vëllezërit Coen
FARGO – Ethan & Joel Coen / 1h 38min / SHBA, 1996
Fitues i 2 çmimeve Oscars. 73 çmime ndërkombëtare dhe 52 nominime të tjera.
“Fargo” është një dramë kimenatike e bazuar në realitet, që zhvillohet në Minesota në vitin 1987. Jerry Lundegaard (William H. Macy) është një shitës I makinave i cili e ka zhytur veten në borxh dhe është aq i dëshpëruar për para sa që punëson dy banditë (Steve Buscemi dhe Peter Sormare) për të kidnapuar gruan e tij. Jerry do të marrë shpërblesën nga babai i saj I pasur (Harve Persnell). Duke paguar banditët një shumë të vogël të të hollave dhe duke mbajtur pjesën tjetër për të paguar borxhet e tij. Skema shpërbëhet kur dy banditët qëllojnë një ushtarak.
THE BIG LEBOWSKI – Ethan & Joel Coen / 117min / SHBA, 1998
Çmime: ACCA, National Film Registry, OFCS Award, Golden Aries
Nominime: Golden Berlin Bear
Jeff Bridges luan rolin e Jeff Lebowski-t I cili insiston që ta thërrasin “Tipi”, një I shkujdesur, i dërrmuar i cili qëllon të ketë të njëjtin emër si një milioner, gruaja e të cilit ju ka borxh shumë para shumë njerëzve të rrezikshëm-duke rezultuar në qilimin e Tipit të njolloset dhe dërgimin e tij në botën e krimit të Los Angeles-it.
NO COUNTRY FOR OLD MEN – Ethan & Joel Coen / 122min / SHBA, 2007
Fitues i 4 çmimeve Oscars. 155 çmime të fituara dhe 130 nominime të tjera.
Dhuna dhe kaosi rezultojnë pasi një gjuetar aksidentalisht bëhet pjesë e një marrëveshje të drogës e cila ka shkuar gabim dhe më shumë se dy milionë dollarë para të thata afër Rio Grandes.
PROGRAMI LET IT BE (KURUAR NGA OUTFEST LA)
PREMIERE
THE DANISH GIRL – Tom Hooper / 119min / Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Belgjikë 2015
Çmime: Oscar, AAFCA Award, EDA Female Focus Award, EDA Special Mention Award, Critics Choice Award, Capri Award, COFCA Award, CDG Award, DFCS Award, Empire Award, Breakthrough Award, Hollywood Breakthrough Award, Hollywood Film Award, NYFCO Award, OFCC Award, Rising Star Award, PFCS Award, SDFCS Award, Virtuoso Award, Satellite Award, Queer Lion, Invisible Woman Award, WFCC Award
Nominime: Oscar
Kopenhagë, 1926. Vajza daneze, Gerda Wegener, pikturon bashkëshortin e saj, Einar Wegener, si femër në pikturen e saj. Kur piktura e saj fiton popullaritet, Einar fillon të ndryshojë pamjen e tij ne pamje femërore dhe e quan veten Lili Elbe. Për pasionin e tij femërorë dhe mbështetjen e Gerdes, Einar ose Elbe tenton një prej operacioneve të para për ndërrimin e gjinisë prej mashkull në femër, një vendim që kthehet në ndryshim masiv për martesen e tyre, dhe Gerda e kupton që bashkëshorti I saj nuk është më një burrë apo personi që ajo martoj dikur. Një mik I fëmijërisë I Einar, tregtar I artit Hans Axgil, shfaqet dhe fillon një trekëndësh të ndërlikuar dashurie me çiftin.
PREMIERE
SUMMER OF SANGAILE – Alantė Kavaitė, 88min (Lithuania, France, Netherlands 2015)
Çmime: Award of the Mayor of the City of Trencin, City of Athens Award, Golden Athena, Silver Crane, Best Actress, Directing Award
17 vjeçarja Sangaile është e fasionuar mbas aeroplanëve akrobatik. Ajo takon një vjazë të moshes së njejtë në një shfaqje verore aeronautike. Sangaile lejon Austen të zbuloj sekretin e saj më intim dhe gjatë procesit e gjen personin e vetëm që me të vërtetë e inkurajon atë për të fluturuar.
PREMIERE
WHILE YOU WEREN’T LOOKING – Catherine Stewart / 76min / Afrikë e Jugut, 2015
Dez dhe Terri, një çift racë-përzier të martuar për 20 vjet dhe prindër adoptues, janë lezbike të Afrikes së re Jugore. Asanda, e bija e tyre e adoptuar 18 vjeçare, është fëmijë tipik që reflekton diversitetin e Republikes Jugafrikane por e cilëson vetën si një “eksperiment”. Ajo e takon Shado-n, një adoloshent i papjekur nga Khayalitsha, një qytetëz në periferi të Cape Town, dhe njëkuptim i ri i Republikes së re Jugafrikane del në pah.
PREMIERE
CARMIN TROPICAL – Rigoberto Perezcano / 80min / Meksikë, 2014
Çmime: Silver Ariel, Feature Film Competition Award
Kjo është një histori në lidhje me kthimin. Mabel kthehet në vendlindje për të gjetur vrasësin e shoqës së saj Danieles dhe e gjen veten në një udhëtim që e merr atë nëpërmjet nostalgjisë, dashurisë, dhe tradhtisë në një qytetëz ku transvestizmi merr një kuptim jo afër të zakonshmit.
PREMIERE
NAZ AND MAALIK – Jay Dockendorf / 86min / SHBA, 2015
Çmime: Best LGBT Film
Dy adoloshentë musliman të cilët jetojnë në Brooklyn luftojnë për të treguar haptazi seksualitetin e tyre. Gjatë një premte masdite medituese, dy adoloshentë kanë jetën e tyre sekretive të ndjekur vazhdimisht nga FBI. Naz dhe Maalik examinojnë forcat misterioze që ju japin jetë mendjeve të adoloshentëve.
British Night
BEVERLEY – Alexander Thomas / 25min / Mbretëria e Bashkuar, 2015
Çmime: Festival Prize, Festival Award, Best International Film Award, Jury Award, Best Short Award
Beverley ndjek historinë e një vajze të racës së përzier, vështirësitë e saj për të krijuar një identitet në peisazhin hutues, me kultura labile, të Leicesterit të vitit 1980. Një shpërngulje nga mjedisi urban i varfër në rehatinë dhe sigurinë teorike të periferirisë së bardhë nuk i japin Bev-it shpresat dhe mundësitë të cilat ajo kishte dëshiruar. Një armik i njohur është gjithmonë aty – një kërcënim që shtrihet larg sigurisë së saj – me më rëndesi, ajo duhet mbrojë vëllaun dhe motrën. Duke shprehur vullnet dhe duke përdorur mashtrimin e saj, Bev mundohet të i japë formë më të pëlqyeshme mjedisit të ri, mirëpo rezultati del i kundërt me atë qka jo po mundohet të arrij.
PREMIERE
THE DANISH GIRL – Tom Hooper / 119min / Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Belgjikë 2015
Çmime: Oscar, AAFCA Award, EDA Female Focus Award, EDA Special Mention Award, Critics Choice Award, Capri Award, COFCA Award, CDG Award, DFCS Award, Empire Award, Breakthrough Award, Hollywood Breakthrough Award, Hollywood Film Award, NYFCO Award, OFCC Award, Rising Star Award, PFCS Award, SDFCS Award, Virtuoso Award, Satellite Award, Queer Lion, Invisible Woman Award, WFCC Award
Nominime: Oscar
Kopenhagen, 1926. Vajza daneze, Gerda Wegener, pikturon bashkëshortin e saj, Einar Wegener, si femër në pikturen e saj. Kur piktura e saj fiton popullaritet, Einar fillon të ndryshojë pamjen e tij ne pamje femërore dhe e quan veten Lili Elbe. Për pasionin e tij femërorë dhe mbështetjen e Gerdes, Einar ose Elbe tenton një prej operacioneve të para për ndërrimin e gjinisë prej mashkull në femër, një vendim që kthehet në ndryshim masiv për martesen e tyre, dhe Gerda e kupton që bashkëshorti I saj nuk është më një burrë apo personi që ajo martoj dikur. Një mik I fëmijërisë I Einar, tregtar I artit Hans Axgil, shfaqet dhe fillon një trekëndësh të ndërlikuar dashurie me çiftin.
PREMIERE BOTERORE
THE RETURN – Adam Soch / 1h / 2000
Një film dokumentar për festivalin e artit Vanessa Redgrave, organizuar rreth një periudhë tre-ditore: festivali i vallëzimit, muzikës dhe teatrit. Me disa emra të shquar të ardhur në Prishtinën e shkatërruar nga lufta, kryeqytetin e Kosovës, për të përformuar bashkë me artistët shqiptarë për një kulturë të uritur. Philip Glass, Patricia Kaas, Lulu, Big Country, vallëtarët e kompanisë së Martha Graham, Ylli rok italian Andrea Mingardi, Bruce Cockburn dhe kori i minatorëve nga Cape Breton të quajtur Men of the Deeps janë vetëm disa nga pjesëmarrësit. Duke përfshirë shumë nga artistë vendas dhe këngëtarë.
PREMIERE
THE MAN WHO FELL TO EARTH – Nicolas Roeg / 77min / Angli, 1976
Çmime: Golden Scroll (Academy of Science Fiction, Fantasy & Horror Films, USA)
Nominime: Golden Berlin Bear (Berlin International Film Festival)
Thomas Jerome Newton është një alien njerëzor i cili vjen në Tokë për të marrë ujë për planetin e tij që po vdes. Ai e fillon një kompani teknologjike për të fituar miliarda dollarë, për të financuar ndërtimin e një anije kozmike e cila i duhet per rikthim, dhe në ndërkohë takohet me Mary-Lou, një vajzë e cila bie në dashuri me të.
Swiss Night
Beekeeper – Mano Khalil / 107min / Zvicër, 2013
Çmime: Viktor Award (Munich International Documentary Festival)
“The Beekeeper” nderthur historinë prekëse të një bletari. Kaosi i luftës Turke-Kurde largoi gjithëçka që ai kishte: bashkëshorten, fëmijët, shtetin, dhe rreth 500 koloni bletësh – nga çka ai e nxjerr jetesën. Ai ka mbetur vetëm me dashurinë e tij për bletët dhe besimin e tij të palëkundshëm në njeriun, pavarësisht prejardhjen. Pas një rrugëtimi të gjatë me vuajtje, bletari gjeti të ardhme në Zvicër, falë pasionit të tij për apikulturën. “The Beekeeper” është gjithashtu historia e jashtëzakonshme e integrimit të një njeriu në pamje të parë konservativ në Zvicrën e ditëve të sotme, duke shprehur vështirësinë mes kontaktit njerëzor dhe propagandës politike.
PREMIERE RAJONALE
WONDERLAND (HEIMATLAND) – Lisa Blatter, Gregor Freii, Jan Gassmann, Benny Jaberg, Carmen Jaquier, Michael Krummenacher, Jonas Meier, Tobias Nölle, Lionel Rupp, Mike Scheiwiller / 99min / Zvicër, Gjermani, 2015
Dhjetë regjisorë të një gjenerateje të re të krijuesve të filmave, tregojnë se sa ndryshe njerëzitë në Zvicër përballen me fatkeqësitë më të paimagjinueshmë; duke u bazuar në faktin që janë të varur nga shtete të ndryshme.








